Date of Award

Fall 11-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

Hulumtimet tona verifikojnë supozimet se shumica e ndërmarrësve nuk ka koncept më të përpunuar të punës, në formë të planit të biznesit ose të përkufizimit të strategjisë së biznesit me ndonjë metodë tjetër. Intuita është metoda në të cilën kryesisht mbështeten ndërmarrësit. Edhe vetë formimi i ndërmarjeve në të shumtën e rasteve, është bërë pa koncept të përpunuar dhe, si rrjedhojë, regjistrojnë më shumë veprimtari, nuk ekziston specializimi për veprimtari të caktuara, punohet prej rastit në rast, me shumë artikuj. Si pasojë është struktura e ekonomisë private, ku dominojnë me mbi 70% ndërmarrjet tregtare. Veç kësaj, prej numrit të ndërmarrjeve të regjistruara vetëm rreth 50% kanë aktivitete kontinuele. Edhe në aktivitete investuese shpeshherë hyhet pa analiza dhe studime investive. Me një fjalë, udhëheqësit e ndërmarrjeve ende nuk janë duke e ndier trysninë dhe nevojën për zbatimin e koncepteve bashkëkohore të afarizmit. Kjo mund të jetë pasojë e trysnisë së problemeve të përditshme, mosinformimit dhe mosorganizimi. Ne këtë temë kam shtjelluar pikat kryesore që përbën rëndësia e marketingut në zhvillimin e sektorit privat . Te gjithe faktoret ekonomik si qmimi , produkti , promocioni , distribucioni , tregtia , etj janë shtjelluar në detaje dhe është shpjeguar impakti apo rëndësia e tyre në zhvillimin e sektorit privat

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1924

Included in

Business Commons

Share

COinS