Date of Award

Winter 2-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ibrahim Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Vlerësimet për menaxhimin në institucionet publike është një çështje e cila shtron nevojën për qasje shumë serioze. Pёr këto janë bërë më shumë hulumtime dhe studime, shumica e tyre janё përqendruar në vlerësimet e menaxhmentit por edhe në shkaqet që kanë shtyer nevojën për ndryshime, por pak vëmendje u kushtohet burimeve të cilët ndikojnë në ndryshimet. Nga hulumtimi që ne kemi bërë del që një kontribut të rëndësishëm në këtë çështje ka edhe vlerësimi i angazhimit dhe mbështetjes nga ana e menaxhmentit, efektet e këtyre fenomeneve dhe dhёnia e rekomandimeve dhe strategjive që menaxherët në institucionet publike mund t’i përdorin për të siguruar vazhdimësinë e punёs në organizatat e tyre/institucionet, tё cilat nga ana tjetër mundёsojnё kompetencё organizative.

Lëvizjet dhe mungesat nga vendi i punës në Kosovë gjithashtu paraqesin probleme të madh për institucionet publike dhe faktorë shtesё qё e rëndojnë situatën financiare. Ata qojnë në probleme të reja sidomos duke pasur parasysh se institucionet publike në Kosovë ende nuk kanë zhvilluar mekanizma adekuat për t'u marrë me këto fenomene. Prandaj, ky studim shqyrton vlerësimin për menaxhimin në raport me ndryshimet në institucione si dhe ndikimi i tyre në fenomenin e fluktuimit dhe apsentizmit, efektet e tyre në institucionet publike, konkretishtë në shëndetësi dhe në institucione arsimore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.2817

Included in

Business Commons

Share

COinS