Date of Award
Fall 11-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Sektori i shëndetësisë, sot është një nga ata sektorë që merr pjesën më të madhe në shpenzimet publike. Prandaj, vlerësimi i performancës është me rëndësi të madhe si një tregues i rëndësishëm për vendim-marrje, si për cilësinë e shërbimit të ofruar ashtu edhe për sasinë e burimeve që do të jepen për shërbime shëndetësore. Ekzistojnë metoda të ndryshme për matjen e performancës organizative të institucioneve shëndetësore.
Në këtë studim është përdorur një përzierje e metodave kualitative dhe kuantitative të hulumtimit. Përmes shqyrtimit kritik dhe kualitativ të literaturës është krijuar një bazë teorike e ndërlidhur me problematikën e temës së hulumtimit e cila është shfrytëzuar disa herë gjatë hulumtimit dhe gjatë procesit të shkrimit të temës. Pjesa kuantitative e hulumtimit është bazuar në intervista ku janë shfrytëzuar pyetësor me pyetje konkrete dhe kritike të ndërlidhura me problematikën e studimit. Derisa me anë të hulumtimit kuantitativ është arritur të krijohet bazamenti mbi të cilin është bazuar i tërë hulumtimi, pjesa kuantitative e hulumtimit është përdorur si element mbështetës dhe verifikues i hipotezave të ngritura në këtë temë. Konkretisht përmes hulumtimit kuantitativ janë nxjerrë në pah përparësitë dhe mungesat e performancës së burimeve njerëzore në kryerjen e detyrave, operacioneve dhe të proceseve të punës në institucionet shëndetësore. Të dy format e hulumtimit ndihmojnë në adresimin e pyetjeve të parashtruara të temës dhe konkludojnë se edhe marrja adekuate e vendimeve për mënyrën e përmirësimit të aftësive profesionale në institucionet e hulumtuara mungon. Të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për krijimin e lehtësirave në këtë drejtim duke ofruar një mjet mbështetës të vendimmarrjes, i cili pos të tjerash do të ndikoj edhe në formën se si vendim-marrësit në këto institucione e perceptojnë problemin.
Për analizimin dhe prezantimin e rezultateve është shfrytëzuar Metoda e Analizës Multi-kritere e marrjes së vendimeve.
Analiza Multi-kritere e marrjes së vendimeve (MCDA) është një nën-disiplinë e operacioneve të kërkimit që konsideron të hapura kriteret e shumta në mjediset e vendim-marrjes, pasi që në jetën tonë të përditshme ose në mjedise profesionale, ka zakonisht kritere të shumta kundërthënëse që duhet të vlerësohen në procesin e marrjes së vendimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.2816
Recommended Citation
Luboteni, Egzona, "AUDITIMI I PERFORMANCËS SË BURIMEVE NJERËZORE NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE" (2014). Theses and Dissertations. 2326.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2326