Date of Award
Spring 4-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Në këtë studim janë hulumtuar dhe diskutuar rëndësia dhe aktivitetet e menaxhimit strategjik në sektorin e shëndetësisë përkatësisht Qendrës Klinike Universitare në Kosovë. Ky hulumtim është bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e sektorit të zhvillimit të menaxhimit strategjik në përgjithësi si dhe atij shëndetësor. QKUK është qendra më e madhe shëndetësore publike në Kosovë prandaj menaxhimi strategjik i kësaj qendre është me rëndësi të veçantë. Institucionet shëndetësore publike duhet të rishikojnë nivelin e menaxhimit në periudha të ndryshme për të shmangur parregullsitë që e karakterizojnë dhe rreziqet nga konkurenca e sektorit privat e cila konsiderohet të jetë në rritje. Për të diskutuar këtë supozim në këtë hulumtim janë përdorur: Analiza e mjedisit, vendosja e drejtimeve organizative, formulimi i strategjisë organizative, implementimi i strategjisë organizative, kontrolli dhe evaluimi në QKUK. Ekzistojnë metoda të ndryshme për matjen e menaxhimit strategjik në institucionet shëndetësore. Në këtë punim janë përdorur Metodat e Hulumtimit si ato kualitative, kuantitative duke i kombinuar me metodat e qasjes metodike. Metoda apo qasja metodike e kërkimit e bazuar në pyetësor në këtë hulumtim është përdorur si element mbështetës dhe verifikues i hipotezave të ngritura në këtë temë.
Hipoteza bazë: Përcaktimi i strategjive të drejta me synim zhvillimin afatgjatë të institucionit shëndetësor bëhen nga ekspert të kësaj fushe.
Me anë të metodës kualitative është arritur të krijohet bazamenti mbi të cilin është bazuar i tërë hulumtimi ndërsa përmes pyetësorëve janë nxjerrë në pah përparësitë, dobësitë, shancet dhe rreziqet që e karakterizojnë menaxhimin strategjik në QKUK për na dhënë përgjigje në pyetjet:
- Çfarë qasje duhet ndjekur për të zhvilluar menaxhimin strategjik në QKUK?
- A e mundësojnë rezultatet e pritshme zgjidhjen e çështjes?
Për analizimin dhe prezantimin e rezultateve janë përdorur pyetësor.Tri format e hulumtimit ndihmojnë në formulimin e pyetjeve të parashtruara në hulumtim dhe na ndihmojnë në gjetjen e konkludimeve se në QKUK mungon një menaxhim strategjik i mirëfilltë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.2814
Recommended Citation
Grajçevci, Blerta Gërguri, "MENAXHIMI I INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE PUBLIKE: PËRCAKTIMI I KRITERËVE PËR MENAXHIM STRATEGJIK TË QENDRES KLINIKE UNIVERSITARE TË KOSOVËS" (2016). Theses and Dissertations. 2329.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2329