Date of Award
Summer 7-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Inventari apo stoku, është një nga pjesët më kruciale të çdo biznesi të mirëfilltë, duke e pasur përsyshë që profiti është ai i cili bënë diferencë nga të ardhurat nga shitja dhe të ardhurat nga kosto e prodhimit. Tendenca për rritje të profitit paraqet nivelin e prodhimit i cili krijon diferencën më të madhe në mes të ardhurave totale dhe kostos totale. Nëse një kompani rrit profitin, atëherë krijon shpërblime për burimet më të larta te kompanitë.
Rëndësia e menaxhimit të mirëfilltë të stokut është esenciale për funksionimin e të gjitha organizatave dhe kompanive për arsye të shumës së parave që paraqiten në stoqe dhe ndikimi që stoku ka në funksionet e përditshme të kompanisë.
Stoqet kanë për disa qëllime dhe disa nga to janë: Përkrahja e operacioneve të pavarura, të përmbushën ndryshimet e parashikuara të kërkesës, të veçojë komponentët e prodhimit dhe të lejojë fleksibilitet në orar të prodhimit gjithashtu të bëhet kufizime apo limitime ndaj ngritjes së çmimeve apo të përfitohet nga zbritja e sasisë.
Çdo kompani e cila ofron shërbime apo produkte në treg të caktuar, duhet të jetë në gjendje që t’ia përmbushë klientit nevojën. Varësisht nga produkti, është kërkesa e konsumatorit, ajo e cila bënë që një produkt të shitet më shumë apo më pak. Shpesh herë ndodhë që një produkt i caktuar të shitet në afat kohor shumë të shkurtër, sepse konsumatori e konsideron të nevojshëm për jetën e tij andaj në rastet kur kërkesa e konsumatorit nuk përmbushet nga kompania e caktuar, atëherë rrezikon ta humbas klientin. Por ka raste kur kompania e caktuar furnizohet me produkte të caktuara të cilat mund të mos shiten dhe kompania mund të pësoj rënie në përfitimin financiar, andaj menaxhimi efektiv i inventarit është proces shumë i rëndësishëm për profitin e një kompanie. Kjo temë deskriptive shpjegon rëndësinë e inventarit, menaxhimin e inventarit dhe përfitimin material të një kompanie nga inventari.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1920
Recommended Citation
Karaxha, Donat, "“MENAXHIMI I STOQEVE DHE NDIKIMI I TIJ NË PROFITIN E KOMPANISË”" (2014). Theses and Dissertations. 2331.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2331