Date of Award
Winter 2-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ibrahim Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Menaxhimi i politikave publike e fiskale dhe roli i tyre në zhvillimin e Bizneseve është preokupim i të gjitha qeverive të shteteve të ndryshme në përmasa ndërkombëtare pa marrë parasysh sistemin politik, ekonomik dhe nivelin apo shkallën e zhvillimit ekonomik të tyre. Politikë Fiskale kuptojmë aktivitetin e paramenduar në formimin e të hyrave publike dhe financimit të shpenzimeve publike me qëllim të realizimit të funksioneve të ndryshme të shtetit apo të bashkësive shoqërore politike të përcaktuara në kushtetutë dhe me ligj. Menaxhim ose drejtim ekonomik: përfaqëson procesin kompleks të organizimit e të drejtimit të një kompanie, institucioni ose organizate, për sigurimin e një investimi dhe përdorimi sa më efikas të burimeve materiale,financiare dhe njerëzore nëpërmjet planifikimit, koordinimit e kontrollit të veprimtarisë, përzgjedhjes së punonjësve dhe procesit të vendimmarrjeve për arritjen e objektivave të caktuara. Zhvillimi ekonomik nënkupton kombinim ndryshimesh mendore dhe shoqërore të popullsisë së një vendi që e bëjnë atë të aftë të rritë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme prodhimin real.
Biznes nënkuptojmë çdo lloj veprimtarie ekonomike, zakonisht private, që ka për qëllim fitimin. Me biznes kuptohet edhe një ndërmarrje ose organizatë tjetër ekonomike. Në Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha shtetet në botë, politikat publike janë ndërtuar, zhvilluar dhe reformuar karshi ndryshimeve të sistemit politik dhe ekonomik. Shteti dhe sistemi fiskal janë në ndërlidhmëni funksionale njëri me tjetrin, kur kemi parasysh mbi rolin e shtetit në ekonomi dhe ndërtimin e sistemit fiskal në përgjithësi. Në punimin e Masterit ne kemi bërë përpjekje që të hulumtojmë, të trajtojmë në mënyrë shkencore mbi problematikën e politikave fiskale, mbi zhvillimin dhe funksionimin tyre në shtetet e ndryshme me theks të veçantë në Republikën e Kosovës duke i krahasuar me vendet e rajonit. Zhvillimi i politikave publike fiskale është faktor shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm që i avancon proceset ekonomike, në të cilën edhe vërtetojnë potencialin ekonomik e financiar të shtetit, shtetasve, biznesit, financimin e aktiviteteve shtetërore, ekonomike e sociale. Ndërsa, politika e menaxhimit, harmonizimi në financimin e nevojave e kërkesave të qytetarëve dhe të shtetit, përcaktojnë efektin e tyre. Politika fiskale është një disiplinë e re shkencore financiare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.2813
Recommended Citation
Krasniqi, Ibrahim, "MENAXHIMI I POLITIKAVE PUBLIKE FISKALE DHE ROLI I TYRE NË ZHVILLIMIN E BIZNESEVE TË KOSOVËS" (2015). Theses and Dissertations. 2333.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2333