Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Uragan Alija

Language

Albanian

Abstract

Ky studim ka për qëllim të japë një përshkrim të qartë të mediave sociale si mundësi e të bërit marketing. Studimi fokusohet në faktin që bizneset duhët të jenë online dhe të përdorin mediat sociale nëse dëshirojnë të jenë një hapë para konkurrencës në treg. Për studimin janë përdorur publikime dhe literaturë profesionale dhe të ndryshme, por gjithashtu është hulumtuar eksperienca e bizneseve nga pjesa praktike e përdorimit të rrjeteve sociale, si rezultat është bërë një përmbledhëje në studim.

Studimi prezantohet përmes shqyrtimit të literaturës duke marrë konsideratat teorike, bazë e të cilës përcaktohen përfitimet që biznesi mund ti ketë nga marketingu i mediave sociale. Prandaj, ekspozimi i brendit dhe menaxhimi i reputacionit, trafiku i shënjestëruar, fjala e gojës, krijimi i klientëve potencial, njohuri të tregut në lidhje me audiencën e synuar dhe konkurrencën janë studiuar në aspektin e përfitimeve për bizneset që zbatojnë strategji të marketingut të mediave sociale.

Në bazë të këtyre konsideratave teorike, një analizë empirike e studimit pëdoret në mënyrë që të përshkruhen kanalet e mediave sociale që janë në dispozicion për ato biznese që synojnë t’a rrisin praninë e tyre në media sociale. Rrjetët sociale, bllogjet dhe mikro blogjet, faqet e mediave sociale për ndarje të përmbajtjës, wikis, faqëruajtëset sociale, forumet dhe faqet sociale të ngjarjëve, do të përcaktohën me shëmbuj dhe do të analizohen në aspektet e forta dhe të dobëta për bizneset.

Në hulumtimin nga tavolina janë hulumtuar 9 kompani të Kosovës që vijnë nga industritë si telekomi, banka dhe retail, pra nga 3 biznese në 3 industri të ndryshme. Vlerësimi është bazuar në prezencën e kompanive të Facebook, Twitter dhe YouTube, ku është fokusuar në aktivitetin e kompanive në platformën e Facebook-ut, duke hulumtuar përformancën që kanë këto kompani përbrenda fushës së marketingut, shërbimit me konsumatorë, shitjes, komunikimit dhe marrëdhënies me publikun (PR).


Tema përfundon me diskutime dhe përfundime të përgjithëshme, me rekomandime për bizneset që pëdorin apo do të përdorin në të ardhmen marketingun e mediave sociale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1929

Included in

Business Commons

Share

COinS