Date of Award

Winter 12-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Profesioni i auditimit siç e njohim ka filluar të praktikohet që nga shekulli XIX dhe vjen nga praktikat e shteteve të atëhershme të zhvilluara, më saktësisht nga Anglia e cila ne atë kohe ishte fuqi kryesore ekonomike dhe kishte kolonitë e përhapura anë e mbanë botës. Në vendin tonë auditimi ka filluar të praktikohet pas viteve të dymita, ku për herë të parë Auditori Gjeneral u zgjodhë në vitin 2003 sipas rregullores se UNMIK-ut. Më vonë më shpalljen e pavarësisë Kuvendi i Kosoves aprovoj ligjin për Themelimin e Zyres se Auditorit të Përgjithshem.

Qëllimi i auditimit ka qenë dhe mbetet besueshmëria e raportimit financiar dhe garantimi i transparences. Të dyja këto aspekte janë të domosdoshme jo vetëm për përmirsimin e administrimit të biznesit por edhe për qdo vendimarrje të palve të interesuara. Për këtë arsye auditori duhet të këtë njohuri të mjaftushme, të ketë sjellje profesionale që t’i jap rezultate të besueshme menaxhmentit të organizatës qe auditon. Ndonëse profesioni i auditimit në vendin tonë nuk ka një histori shumë të madhe, rruga e ti e zhvillimit gjithnjë ka ecur krahas nevojave immediate të tregut.

Auditori i Përgjithshëm ka rolin kryesor në mbikqyrjen e buxhetit, administrim të shëndoshë të financave publike dhe ekzekutimin të buxhetit në mënyrë të duhur. Auditori i përgjithshëm punon në emër dhe në interes të të gjith qytetarve të Kosovës, dhe ai i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu duhet të kryen auditime në harmoni me standardet e auditimit të njohura ndërkombëtarisht dhe me praktikat e mira europiane.

Detyrat e Auditorit të Brendshëm janë të vlerësojn efektivitetin ekonomik, efikasitetin dhe ligjshmerin e shpenzimeve, siq janë përcaktuar sipas NQH. Auditori i brendshëm është i obliguar të ndaj 20% të kohës se vetë për nevojat të menaxhmentit të lart në raste se ka ndonjë kërkesë për auditim ad-hoc apo të tjera.

Auditori i jashtëm luan një rol të rëndësishëm në procesin e llogaridhënies i cili bëhët nga institucionet të jashtme për të shqyrtuar në mënyrë të pavarur se si kanë menaxhuar institucionet fondet publike. Një rëndësi të madhe ka edhe raportimi i auditimit pasi që tregon cilësin e punës që bëjnë auditorët, kjo ndikon dhe siguron një punë efektive duke krijuar një bashkpunim të mirë me organizatën qe po auditohët. Duhet theksuar se auditimi ka një rëndësi të madhe për Shtetin dhe bizneset në përgjithësi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1938

Included in

Business Commons

Share

COinS