Date of Award
Summer 6-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Është e ditur se pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlerësojnë profitabilitetin dhe aftësinë e pagesës së biznesit, dhe përbëjnë tiparin kryesor të kontabilitetit, sepse ato janë mjetet e para të komunikimit dhe të informimit kontabël, si dhe produkti final i analizave financiare kontabël i transaksioneve të biznesit
Në këtë temë diplome do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me bilancin dhe pasqyrën e të ardhurave duke përmbledhur aktivitetin e një ndërmarrjeje. Në mënyrë që ndërmarrja të sigurojë një pasqyrë të qartë të situatës momentale dhe të përparimit të kompanisë, për të realizuar këtë qëllim ajo duhet të bëjë përgatitjen e bilancit të gjendjes dhe pasqyrën e të ardhurave bazuar në parimet e kontabilitetit. Duke u nisur nga këto konstatime, do të ishte e arsyeshme që të hyjmë në sqarimin e kësaj teme duke kuptuar më gjerësisht pozicionin financiar të kompanisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1933
Recommended Citation
Loshaj, Egzona, "BILANCI DHE PASQYRA E TË ARDHURAVE SI INSTRUMENTE TË KONSOLIDIMIT FINANCIAR" (2015). Theses and Dissertations. 2356.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2356