Date of Award
Winter 12-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Duke pasur parasysh keqpërdorimin e parasë publike, respektivisht buxhetin e shtetit nga institucionet publike në Kosovë, nevoja e kontrollit financiar është më se e domosdoshme. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt e luan edhe auditimi. Për ushtrimin e këtij aktiviteti të kontrollit në Kosovë ekziston auditimi i brendshëm i cili është një mekanizëm i Qeverisë së Kosovës për kontrollin e brendshëm të financave publike, dhe auditimi i jashtëm, ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në Kosovë është institucioni i autorizuar me Kushtetitën e Kosovës për kryerjen e auditimit të performancës dhe rregullsisë në institucionet publike në Kosovë.
Për realizimin e këtij punimi kam marrë për bazë, legjislacionin në fuqi në Kosovë duke përfshirë edhe aktin më të lartë ligjor në vend – Kushtetutën, bazën ligjore me të cilën vepron auditori i përgjithëm i Kosovës, si dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit si baza kryesore në të cilën mbështetet auditimi.
Pas përfundimit të këtij punimi u konstatua që auditori i përgjithshëm në Kosovë, nuk arrin t’i kryejë edhe auditimin e rregullsisë dhe të performancës çdo vit në të gjitha institucionet publike të Kosovës. Poashtu në bazë të të dhënave Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, duhet të bëjë më shumë në lidhje me trajnimin e auditorëve brenda saj, në mënyrë që auditimi të bëhet nga auditorë profesional.
Qeveria e Kosovës së bashku me sektorin e drejtësisë, nuk janë duke funksionuar në nivel të duhur, ndaj atyre që kanë keq menaxhuar me buxhetin shtetëror, në bazë të të gjeturave nga auditori i përgjithshëm.
Megjithatë që nga vitet e pasluftës në Kosovë ka përmirësime nga viti në vit, sa i përket menaxhimit të parasë publike dhe respektimit të ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1945
Recommended Citation
Çaushi, Gonxhe, "AUDITIMI I JASHTËM NË INSTITUCIONET PUBLIKE NË KOSOVË" (2014). Theses and Dissertations. 2360.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2360