Date of Award

Winter 12-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri-Isufi

Language

Albanian

Abstract

Auditimi është një koncept i natyrshëm në administrimin financiar publik, pasi krijon besim në menaxhimin e fondeve publike. Auditimi është komponent i domosdoshëm i një sistemi rregullator, i cili ka për qëllim të zbulojë devijimet nga standardet e pranuara dhe shkeljet e parimeve të ligjshmërisë, efikasitetit, efektivitetit, ekonomisë si dhe të menaxhimit financiar. Ky sistem do të bënte të mundur ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese në raste të veçanta, rritjen e përgjegjshmërisë, marrjen e kompensimit, si dhe parandalimin e shkeljeve të tilla. Auditimi ofron vlerën e shtuar jo vetëm me anë të analizimit dhe raportimit se çka ka ndodhur pas ngjarjes, por duke shikuar edhe të ardhmen në lidhje me praktikat e mira të menaxhimit. Auditorët e Brendshëm kanë ndikim direkt pozitiv në mënyrën në të cilën organizatadhe të punësuarit në shërbimet publike i kryejnë detyrat e veta, duke punuar brenda organeve publike ata ndihmojnë në promovimin e udhëheqjes dhe marrjen e vendimeve më të mira, e me këtë edhe përdorimin më efektiv të parave të obliguesve tatimor.

Në fund të secilit angazhim individual të auditimit auditori duhet të përgatisë një raport me shkrim, i cili paraqet të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet në mënyrë të duhur; përmbajta e tij duhet të jetë elehtë për tu kuptuar, duhet të përfshijë vetëm informatat e mbështetura në dëshmitë kompetente dhe relevante të auditimit, dhe të jetë i pavarur, objektiv i drejtë dhe konstruktiv.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1944

Included in

Business Commons

Share

COinS