Date of Award

Fall 9-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri-Isufi

Language

Albanian

Abstract

Sot, lajmet e financës janë të mbushura me kryelajme dramatike të cdo lloj lëkundje të çmimit të aksionit, parashikimit të krizave, shkrirjes së korporatave të mëdha, rritjen e numrit të papunësisë, normës së infalcionit, normës së interesit.Të gjitha këto parashikime bëhen nga ekspert ekonomik që punojnë në kompani të ndryshme bursore.

Cdo ditë, bizneset blejnë dhe shesin miliona aksione.Numri më i madh i tyre tregtohet përmes bursave.Një bursë është një kompani performanca e të cilës është një formë e shkëmbimit e cila ofron shërbime për agjentët e aksioneve dhe tregtarët për të blerë ose shitur aksione, obligacione, dhe letra të tjera me vlerë.Bursat gjithashtu ofrojnë lehtësira për shkëmbimin e letrave me vlerë dhe instrumenteve të tjera financiare, duke përfshirë pagesën e të ardhurave dhe dividendët.Letrat me vlerë që tregtohen në një bursë përfshijnë aksionet e lëshuara nga kompanitë e listuara derivative, produktet e grumbulluara të investimeve dhe obligacioneve.

Bursat shpesh funksionojnë si tregje “ankandesh të vazhdueshme” të cilat mbahen në një lokacion të caktuar me pjesëmarrës të ndryshëm.Tregtia në bursë frekuentohet vetëm nga pjesëmarrësit e pranuar.Tashmë për shumicën e tregtareve, investimi në tregun e aksionit mund të jetë një process i thjeshtë.Kjo gjë mund të jetë edukuese, sfiduese dhe, me pak durim shumë frytdhënëse.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1953

Included in

Business Commons

Share

COinS