Date of Award
Summer 7-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim është analizuar ndikimi i globalizimit në shtetet në tranzicion. Qëllimi është të analizohet në veçanti ndikimi në shtetet si Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria. Arsyet kryesore vijnë nga fakti i jetesës në kushte të një ekonomie dhe konkurrence globale, por për shkak të një fragjiliteti të organizimit politik sjell shoqërinë në një situatë të mjerueshme.
Për më tepër, për shkak të pamundësisë për të sjellur një stabilitet ekonomik, mungesë të aftësive për një stabilitet financiar dhe për t’iu kundërvënë eksceseve të tregjeve financiare, ka sjellur në rrezik shpeshherë edhe paqen sociale në këto vende.
Ky hulumtim duke analizuar ekonominë globale në përgjithësi dhe ekonomitë e vendeve në tranzicion, pajtohet me shumë përfundime akademike që veçanërisht vendet në tranzicion duhet të jenë të gatshme për të ndërmarrë hapa konkretë për zbatimin e reformave ekonomike dhe institucionale.
Realizimi i reformave të tilla, shpeshherë kërkon edhe marrjen e masave radikale, që nënkupton një qeverisje dinamike, të përgatitur dhe orientim drejt zhvillimit të masave lehtësuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat përmes prodhimit të tyre do të arrijnë të eksportojnë produktet e tyre, në rastin e vendeve të lartpërmendura në Evropë dhe në këtë mënyrë të konkurrojnë në tregjet të cilat ofrojnë mundësi për kompani të tilla.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1948
Recommended Citation
Alija, Hekuran, "NDIKIMI I GLOBALIZIMIT NË SHTETET NË TRANZICION" (2015). Theses and Dissertations. 2373.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2373