Date of Award
Winter 12-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Duke pasur parasysh keqpërdorimin e parasë publike, respektivisht buxhetin e shtetit nga institucionet publike në Kosovë, nevoja e kontrollit financiar është më së e domosdoshme. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt e luan edhe sistemi bankar. Veprimtaria e bankave në Republikën e Kosovës është e përcaktuar dhe e rregulluar me aktin e themelimit të tyre. Shikuar nga aspekti i zhvillimit dhe funksionimit të këtij sistemi, si dhe të nevojave dhe kërkesave të mëdha të ekonomisë për këto institucione, kuptojmë se sistemi bankar në Kosovë ende nuk është i zhvilluar aq sa duhet. Autorët përcaktojnë se bankat kryejnë një aktivitet ekonomik që mbështetet në parime të njëjta me ato të një biznesi të çfarëdoshëm. Veçoritë e këtij biznesi qëndrojnë në specifikën dhe në aktivitetin që e kryen banka. Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore ne ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Privatizimi i sistemit bankar në Kosovë si pjesë e paketës së masave të ndërmarra nga politika e qeverive ne 11vjeteshin e kaluar, kishte për qëllim të fuqizonte sistemin financiar, të pakësonte mundësinë për kriza të ardhshme dhe të rriste efiçiencën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, si rrjedhojë e zhvillimit të saj ekonomik, Kosova po përgatitet të integrohet tërësisht në ekonominë botërore dhe në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndër aspektet tjera të reformës që duhet zbatuar është reforma ekonomike, e cila do te përfshinte një ndryshim rrënjësor nga sistemi jo efikas i centralizuar, në një sistem aktuale ne kushtet e biznesit të tregut, i cili do ti largoj reflektimet negative në të gjitha sferat e jetës ekonomike te cilat ne një mënyrë kanë shkaktuar një krizë të madhe ekonomike dhe kolaps ekonomik. Me reformimin e përgjithshme te sistemit ekonomike, si tendencë me e shfaqur ne fuqizimin e sistemit financiar, është paraqit transformimi i sistemit bankar, i cili ka marrë krejtësisht elemente të reja dhe ka arritur një zhvillim te shpejtë. Për shkak te shumë mangësive institucionale dhe ndikimit te madh te lobit bankar, bankat tregtare e kanë ndryshuar aktivitetin e tyre burimor, dhe në vend të kryerjes së aktiviteteve të ndërmjetësit financiar midis kursimeve dhe rritjen e kapitalit, ato janë shndërruar në instrument të lobimit të madh bankar në mënyrë që të fitojnë fitime sa ma të mëdha. Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritje e ndërmjetësimit bankar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1976
Recommended Citation
Limani, Mirora, "SISTEMI BANKAR NË KOSOVË" (2014). Theses and Dissertations. 2382.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2382