Date of Award
Fall 11-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Rritja ekonomike është krijimi dhe vazhdimi i rritjës vjetore e GNP-së, rritja reale e prodhimit për kokë banori. Rritja ekonomike është treguesi më i rëndësishëm i suksesit ekonomik të një vendi, përcaktohet si aftësi e ekonomisë për të prodhuar gjithnjë e më shumë mallra dhe shërbime. Rritja ekonomike është thelbësore për zhvillim. Komponentët e rritjës ekonomike janë: Resurset njerëzore (sasia dhe cilësia e fuqish së punës, edukimi, aftësia, disiplina, motivimi), Burimet natyrore (sasia dhe cilësia e tokës, mineraleve, naftës, ambientit ), Akumulimi i kapitalit (makineritë, fabrikat, pajisjet, rrugët, etj.). Burimet kryesore të rritjës ekonomike: Ka dy mundësi ku mund të rritet GDP-ja: Rritje në sasinë e punëtorëve ose resurset njerëzore, stoqet e kapitalit, burimet natyrore, përmirësimi në teknologji. Produktiviteti me të cilat vendet përdorin burimet e tyre, kapitalin fizik, njerëzor, natyror është i njohur si tregues kryesor i nivelit të tyre të zhvillimit ekonomik. Zhvillimi është shumë më tepër se thjesht rritja ekonomike, shkon përtej objektivit te rritjes së të ardhurave mesatare dhe përfshin gjëra si barazia, ulja e varfërisë, shëndetësia, arsimi, liria, një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm. Përfshin ndryshime të mëdha në strukturat sociale dhe ekonomike, institucionet kombëtare, qëndrimet e njerëzve etj.
Ne këtë temë kam shtjelluar pikat kryesore që përbejnë zhvillimin ekonomik të një shteti. Te gjithë faktorët ekonomik si bujqësia , industria përpunuese , arsimi , turizmin , tregtia , etj. janë shtjelluar në detaje dhe është shpjeguar impakti apo rëndësia e tyre në zhvillimin e ekonomisë.
Në mënyre që të parashihet trendi i zhvillimit duhet të kemi të dhëna të sakta nga e kaluara , për ketë arsye kam shtjelluar ekonominë Kosovare që nga koha e Luftës II Botërore deri në ditët e sotme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1968
Recommended Citation
Metaj, Lirie, "FAKTORËT QË NDIKOJNË NË ZHVILLIM EKONOMIK" (2014). Theses and Dissertations. 2390.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2390