Date of Award

Summer 7-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Qysh prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë (1999), rolin kryesor në ekonominë e Kosovës e kanë marr ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të njohura si NVM. Tani ato përfaqësojnë rreth 99% e ndërmarrjeve në Kosovë. Potenciali i tyre në ekonomi është i madh sepse fillimisht janë forma kryesore e punësimit, pastaj ndikojnë në rritje ekonomike, ulje të varfërisë, rritje të të ardhurave për banorët, rritje dhe zhvillim të sektorit privat etj. Mirëpo ky rol kaq i madh i NVM-ve është i zbehur karshi sfidave dhe problemeve me të cilat përballen në vazhdimësi të operimit bizneset në Kosovë.

Gjatë hulumtimit të literaturës por edhe hulumtimeve në terren (rastet studimore), janë vërejtur një numër i madh i sfidave që e pengojnë operimin normal të një biznesi e që më kryesoret janë: qasja në financa, shkalla e lartë e korrupsionit, problemet e vazhdueshme me energji elektrike, konkurrenca jo-luajale, politikat jo të mirëfillta qeveritare për përkrahje të NVM-ve etj.

Objektivat kryesore të këtij punimi janë: identifikimi i sfidave kryesore me të cilat përballen NVM-të dhe njohja me faktorët kryesorë që qojnë në rritje dhe zhvillim të NVM-ve.

Në pjesën e hulumtimit dhe mbledhjes së të dhënave janë përdorur metoda kualitative (hulumtim literature) dhe metoda kuantitative (rastet studimore), ku kombinimi mes tyre paraqet pasqyrë më të qartë krahasuese mes gjendjes në teori dhe gjendjes në praktikë si bazë e mirë për draftimin e kornizës për menaxhim të rritjes dhe zhvillimit si dhe menaxhimin e financave të NVM-ve…

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1986

Included in

Business Commons

Share

COinS