Date of Award

Fall 9-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Fondet financuese për vendet në zhvillim sot shoqërohen nga e ashtuquajtura "Programe për përshtatje strukturore" (SAPs) të imponuara nga FMN dhe Banka Botërore, që konsistojnë në reforma të politikave ekonomike për vendet që i’u nënshtrohen këtyre fondeve, në mënyrë që të jenë të ligjshëm për kredi. Ndikimi i këtyre “kredive rregulluese” janë kritikuar gjerësisht për shkak të efekteve negative të vërejtura.

Çështja kryesore që shtrohet në këtë punim është ajo se: A është Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore instrument që siguron një stabilitet ekonomiko-financiar në rrafshin global duke përfshirë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të shteteve sovrane.

Qëllimi i këtij punimi është hetimi në thellësi i asaj se pse këto programe të përshtatjes nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Ekzistojnë disa konsekuenca të padëshirueshme gjatë zbatimit të SAP që kanë një efekt pengues në rritjen ekonomike. Këto, së bashku me kontekstin e komplikuar në të cilin FMN-ja dhe Banka Botërore vepron mund të shihen si shpjegim për përvojat e hidhura.

Qëllimi tjetër i këtij punimi është të paraqes organizimin e FMN dhe Bankës Botërore me shqyrtim të veçantë mënyrën e votimit në këto institucione që siguron stabilitetin financiar të shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, me anë të së cilave synohet të arrihet një ngritje e mirëqenies ekonomike botërore.

Në fund do të trajtohet rasti i Kosovës. Në vija të trasha do të përshkruaj pëfitimet nga anëtarësimi i sajë në këto institucione financiare si dhe rolin e tyre në raport me zhvillimin e vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1980

Included in

Business Commons

Share

COinS