Date of Award

Winter 1-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri-Isufi

Language

Albanian

Abstract

Monitorimi i cilësisë nga jashtë është komponentë e rëndësishme e menaxhimit të cilësisë. Ajo i ofron bordit dhe grupeve të tjera që mbështeten në punën e auditorit të jashtëm konfirmim të pavarur të cilësisë së punës së kryer. Monitorimi i cilësisë nga jashtë duhet të bëhet nga persona të kualifikuar të cilët janë të pavarur nga organizata dhe të cilët nuk kanë konflikt të interesit.

Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin që ka Auditimit i jashtëm në mbarëvajtjen e sistemit në të cilin po jetojmë (apo në çfarë do sistemi tjetër). Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një shoqëri të jetë në nivelin më të lart të ndërgjegjësimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e auditimit apo kontrollit të jenë tejet profesionale dhe funksionale në nivelin më të lart të mundshëm.

Temën e kam trajtuar në këndvështrimin e dallimeve funksionale mes te dy llojeve të auditimit, të jashtëm dhe të brendshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1979

Included in

Business Commons

Share

COinS