Date of Award

Fall 12-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Privatizimi është një proces të cilin e kanë praktikuar të gjitha shtetet që kanë vendosur të arrijnë një ekonomi të tregut në vendet e tyre. Pra, të gjitha vendet e zhvilluara kanë kaluar nëpër këtë proces pasi kanë besuar se kjo është rruga e duhur për funksionimin e një ekonomie.

Në këtë punim ne do të flasim kryesisht për privatizimin në përgjithësi, por në të njëjtën kohë do të flasim për këtë proces edhe në vendin tonë pra në Kosovë i cili ka një rol të rëndësishëm, por që ka hasur në shumë probleme dhe këto probleme po vazhdojnë edhe sot, pra në vitin 2014 në të cilin jemi tani, kjo për arsye të ndryshme.

Në shtetet e zhvilluara nevoja e transformimit të ekonomisë është parë në shek. e XX, kjo si rezultat i nevojës për të pasur një ekonomi të shëndoshë dhe efikase. Si rezultat i ndryshimeve politike në disa vende të botës filloj shëndrrimi i pronës shtetërore dhe shoqërore në pronë private. Ndryshimet në këto vende sjellën edhe ndryshimin e procesit ekonomik përmes procesit të transformimit dhe privatizimit të sektorit shtetëror, shoqëror në ekonomi.

Ndryshimi i sistemit ekonomik ka për qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut. Privatizimi në kuptimin e gjerë të fjalës nënkupton privatizimin e tërë ekonomisë e jo vetëm privatizimin e ndërmarrjeve. Privatizimi kryesisht definohet si proces i shndërrimit të ekonomisë nga ekonomia me përmbajtje komanduese – vertikale në ekonomi me përmbajtje të tregut horizontal, e cila në mënyrë të qëndrueshme bazohet në parimet themelore të pronës private mbi mjetet e prodhimit.

Në dy dekadat e fundit, vende të shumta në botë (vende të zhvilluara, në zhvillim dhe në tranzicion) inicuan procesin e reformimit të industrive publike duke pasur si qëllim përmirësimin e efikasitetit të këtyre kompanive përmes konkurrencës dhe pronësisë private. Një tipar i përbashkët i këtyre politikave ekonomike ka qenë se shërbimet publike dhe projektet e infrastrukturës duhet të promovojnë përfshirjen e sektorit privat në menyrë që të përmirësohet efikasiteti, kualiteti i shërbimeve dhe mirëqenia e konsumatorit. Si rezultat, ristrukturimi dhe privatizimi i shërbimeve publike ose përfshirja e sektorit privat në ofrimin e këtyre shërbimeve, tani është gjerësisht e pranuar si një alternativë e preferuar kundrejt pronësisë publike. Me kalimin e kohës, është bërë e qartë se ndërrmarjet shtetërore të cilat ofrojnë shërbime infrastrukturore nuk janë në gjendje të bëjnë përdorimin efikas të burimeve ose të ofrojnë shërbime të kualitetit të lartë. Ato ndonjëherë parqesin shterim të madh të burimeve publike (pavarësisht nga pozita e tyre monopol) dhe zakonisht kërkojnë sasi të mëdha të burimeve publike për të përmirësuar kushtet e tyre.

Ne si shtet i formuar tash e disa vite jemi të vetëdijshëm se procesi i privatizimit është një proces që duhet të ndodhë patjetër në vendin tonë pavarësisht mosmarrëveshjeve që mund të ketë ndërmjet palëve. Privatizimi në Kosovë nuk ka funksionuar edhe siq duhet kjo për shkakun e korrupsionit por edhe arsyeve të tjera. Tashmë shteti jonë ka arritur deri një fazë ku ka privatizuar shumë ndërmarrje shtetërore, ku disa prej tyre kanë pasur sukses e disa prej edhe kanë dështuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1978

Included in

Business Commons

Share

COinS