Date of Award
Fall 11-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Emrush Ujkani
Language
Albanian
Abstract
Në vendin tonë në literaturën e cila i dedikohet trajtimit të koncepteve të menaxhimit dhe menaxhmentit në përgjithësi, fare pak i kushtohet rëndësi çështjes se si këto funksione dhe teknika duhet të jenë të rregulluara dhe bazuara në legjislacionin pozitiv dhe mbi parimet e të drejtës kontraktore. Përderisa konceptet lidhur me përformancat e nevojshme menaxheriale që i dedikohen proceseve të planifikimit, drejtimit, udhëheqjes, organizimit, koordinimit dhe kontrollit të veprimtarive në sektorin privat, janë analizuar dhe kanë përparuar në nivelin e dëshirueshëm, të tilla nuk evidentohen të jenë edhe në sektorët e administratës publike të vendit tonë. Sistemi shoqëror i një shteti edhe pse i ndarë në segmente të caktuara duhet të funksionoi korrekt vetëm atëherë kur edhe menaxhimi si një proces ose proceseve komplekse zbatohen edhe nga institucionet e administratës shtetërore duke i kushtuar të njëjtën rëndësi përformancës së të punësuarve dhe mbi bazën ligjore. Pavarësisht se a trajtohet çështja në sektorë shtetëror, publik ose privatë është e nevojshme që të kemi njohuri të mjaftueshme se çka duhet dhe si duhet të konceptohet një kontratë mbi menaxhimin e ndërmarrjeve biznesore. Andaj ky punim pretendon që nëpërmjet identifikimit dhe trajtimit të elementeve të kontratës së menaxhimit të ndërmarrjeve të ofrojmë dy çështje kryesore; së përcaktimin e natyrës juridike të kësaj kontrate dhe vetëdijesimin e palëve eventuale kontraktuese për mundësitë, përparësitë, dobësitë dhe rreziqet që prodhon kjo kontratë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1995
Recommended Citation
Vranovci, Valmire, "KONTRATAT BIZNESORE" (2014). Theses and Dissertations. 2415.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2415