Date of Award

Spring 3-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri- Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Duke u bazuar në hulumtime të shumëta, në mendime e konkluza të dhëna nga ekonomistë, ekspertë dhe njohës të fushës së ekonomisë, edhe përkundër mendimeve joafirmative të disave, audidimi i brendshëm na paraqetet si shërbim që ka karakter menaxhues të mbarëvajtjes së një veprimtarie, e jo kontrollues apo verifikues. Më konkretisht, auditimi i brendshëm paraqet aktivitetin i cili ofron dhe garanton siguri në sistemin e veprimtarisë, lehtësi të kontrollit të hierarkisë nga udhëheqësit e saj duke raportuar nga nivelet e ulëta tek drejtuesit e niveleve më të larta.

Fillimisht, auditimi paraqitej si një shërbim që kryhej nga një palë e tretë, e pavarur e cila kishtë cilësinë e vëzhguesit (auditorit). Pala vëzhguese përcillte në këtë rast kishte për qëllim të vrojtonte dhe analizonte llogaridhënien apo raportimin mbi veprimtarinë që drejtohej dhe administrohej. Përkufizimi më gjithpërfshirës është ai i nxjerrur nga Instituti i Auditimit të Brendshëm i dhënë në raportin e tij: “Auditimi i Brendshëm është një aktivitet i pavarur, i sigurisë objektive dhe këshillëdhënës i dizajnuar që të shtojë vlerën dhe të përmirësojë veprimet e organizatës. Ai e ndihmon organizatën në përmbushjen e objektivave të saj duke sjellë një qasje sistematike, të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e efikasitetit të procesit të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes”.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.2017

Included in

Business Commons

Share

COinS