Date of Award
Winter 11-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Mechanical Engineering (MSME)
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Izet Ibrahimi
Language
Albanian
Abstract
Materialet e avancuara kompozite janë grupi më kompleks i materialeve inxhinierisë, pa të cilat nuk mund të paramendohet ekonomia bashkëkohore. Përparësitë edhe kompleksitit strukturor i këtij grupi materialesh bazohen në mundësit e kombinimit të llojeve të shumta materialeve si dhe vetit që përftohen me rastin e kombinimit të matricës dhe fazën shpërndarëse. Pra vetit dhe aplikueshmëria e tyre varët nga lloji i materialit që përbën fazat si dhe mënyra e dizajnit strukturor të tyre. Materialët që mund të përdorën gjatë fazës matricë tek kompozitet e avancuara mund të jenë metale, qeramikë ose polimere, ndërsa materialet që klasifikohen si fibra, janë polikristalore ose amorfe dhe kanë diametra të vegjël, materialet fibra përgjithësisht janë ose polimere por në disa raste mund të jenë edhe qeramike p.sh polimeri aramid, qelqi, karboni, bori, oksid alumini dhe karbur i silicit. Ky grup i kompoziteve për shakë të vetive të shkëlqyera fiziko-mekanike kanë gjetur përdorim të gjerë, në industri, industrinë detare, në industrinë e minierave, ushqimore, kimike, në ndërtimtari, energjetikë, automobilizëm si dhe në shumë degë të tjera ekonomisë.
Detyrë kyçe e këtij studimi është identifikimi llojit të materialeve që shfrytëzohen në fazën matricë si dhe atë shpërndarëse, identifikimi i raporteve në mes përbërësve të fazave si dhe dizajni strukturor i fazave i cili përfshin: endjet, orientimi i fibrave, përgatitja paraprake e komponentëve, etj. Përcaktimi i raporteve në mes përbërësve të fazave, dhe dizajni strukturor janë mundësuar nga kombinimi i metodave analitiko-grafike ndërsa shqyrtimi i vetive fiziko-mekanike kryesisht është i mbështetur nga provat me shkatërrim dhe ato pa shkatërrim. Në pjesën eksperimentale të tezës do të shfrytëzojnë edhe parametrat operues në kondita industriale më që kemi konstatuar qe janë të mjaftueshme për përcaktimin e shumicës së tregueseve të përformancës teknike.
Besojmë se kjo tezë masteri do të jetë një udhëzues profesional mjaftë kompetent jo vetëm për inxhinierinë e materialeve, por edhe për qarqet tjera profesionale-shkencore të cilat merren me industrinë e materialeve kompozite.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.239
Recommended Citation
Bajrami, Bashkim, "MATERIALET E AVANCUARA KOMPOZITE" (2018). Theses and Dissertations. 246.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/246