Date of Award
Winter 11-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Mechanical Engineering (MSME)
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Aplikimi i teknologjisë CNC (Computer Numerical Control) në reparte prodhuese në mbarë Kosovën tani nuk paraqet risi por një dukuri e që ka marr hov dhe që mundë të themi se është forma dominuese e prodhimtarisë ne ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e qe dallohen me produktivitet, saktësi dhe fleksibilitet të lartë. Megjithat ende shfaqet nevoja për mbështetje softwerikwe të këtyre reparteve prodhuese në aspektin e programimit të CNC makinave. Për këtë qëllim shërbejn softveret e ndryshme e ndër më të popullarizuarit në botë e rrjedhimisht edhe tek ne eshte Softveri Mach 3.
Përmes programeve aplikative të cilat mundsojn modelimin dhe pastaj simulimin e modelit të tillë arrihen rezultatet të larta në reduktimin e kohës së programimit, kohës përgatitore makinerike, dhe kohës prodhuese e si më e rëndësishme arrihet një fleksibilitet i lartë i prodhimtarisë si në serit individuale prodhuese po ashtu edhe në serit më të mdha.
Prandaj, në këtë punim master parashihet të jepet një kontribut shkencor në mënyrën e llogaritjes dhe analizën e përparësive në aplikimin e softwereve për modelim dhe simulim gjatë programimit të reparteve prodhuese CNC.
Gjithashtu, me këtë punim synohet të jepet edhe një kontribut në pasurimin e literaturës së mangët në gjuhën shqipe nga kjo lëmi teknologjike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.238
Recommended Citation
Mulaku, Artan, "APLIKIMI I SOFTVERIT MACH3 NË MODELIMIN DHE SIMULIMIN E REPARTEVE PËRPUNUESE MAKINERIKE TË PAJISURA ME TEKNOLOGJINË CNC" (2018). Theses and Dissertations. 247.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/247