Date of Award

Winter 12-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Në një botë dinamike që po ndodhemi me një numër të madhë të popullsisë në mbarë botën, regjistrimi i popullsisë luan rol të madh në aspektin ekonomik dhe politik. Po të mos egzistonte regjistrimi i popullsisë së një vendi nuk do të ketë përshpejtim në zhvillimin ekonomik të vendit që është element parësor për çdo shtet.

Për regjistrimin e popullsisë në këtë temë kemi paraqitë të gjitha elementët e zhvillimit të regjistrimit të bërë në vendin tonë për vitin 2011-të, duke filluar nga Metodologjia e regjistrimit që në të përfshihen të gjtha proceset e bërjes së regjistrimit : Ligji për regjistrim, i miratuar nga kuvendi Komunal, buxheti, format e pyetësorëve, hisedarët Kombëtar dhe Ndërkombëtar dhe i gjith procesi deri tek përmbyllja e rezultateve.

Pas zbulimit të rezultateve është bërë anliza statistikore duke përfshirë tabelën e banesave, ekonomive familjare dhe popullsisë sipas komunave. Në analizat statistikore është përfshirë Mesatarja aritmetike për banesa, ekonomive familjare, për meshkuj dhe femra në Kosovë. Analiza e dytë statistikore është bërë Devijimi standart në lidhje me regjistrimin e popullsisë që jetojnë në banesa.

Qëllimi i çdo shteti është të bëj një regjistrim të popullsisë në mënyrë sa më të mirë dhe me standaret europiane, si dhe me kosto sa më të ulët, me qëllim që në regjistrimin e ardhshëm të vendit tonë të kemi kosto më të ulët dhe përmisim të metodave të regjistrimit, kemi bërë krahasime me shtetet e tjera ku kemi parë Zelanden e Re, në krahasim me vendin tonë. Regjistrimi i popullsisë është bërë në mënyrë shumë më të avancuar dhe më pak shpenzime, qëllimi i sjelljës së metodave të reja për regjistrim të ardhshum do t’i sjellë vendit tonë kosto shumë më të ulët dhe lehëtësim të regjistrimit për popullatën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.2065

Included in

Business Commons

Share

COinS