Date of Award

Fall 10-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome paraqet teoritë më bashkëkohore të tregtisë ndërkombëtare që njeh bota sot, që nga koha kur tregtoheshin mallrat, e deri më sot ku teknologjia përpos se ka ndihmuar shumë mallrat në tregtimin e tyre, gjithashtu ka ndihmuar edhe në tregtimin e shërbimeve si degë shumë e rëndësishme e tregtisë ndërkombëtare e që gjithashtu është shëndrruar edhe si vetë tregti në vete duke shfrytëzuar krijimtarinë e njerëzve dhe ka ndikuar që njerëzit nëpërmjet nevojave të tyre ta shëndrrojnë teknologjinë si tregti e gati të secilit qytetar të botës moderne.

Njëra nga temat që do të shqyrtohet në këtë punim pa dyshim se do të jetë ajo e pengesave tarifore dhe jo tarifore që hasen në tregtinë ndërkombëtare, ani pse janë krijuar organizata të ndryshme që rregullojnë tregtinë e lirë midis shteteve. Këtu do të shohim se si teoritë e tregtisë bashkëkohore po ndikojnë në eliminimin e tyre dhe po i shfrytëzohen si pjesë e GDP-së për kokë banori, duke ndikuar në mirëqenien e qytetarëve. Në shembujt e pengesave tarifore dhe jo tarifore do të ndalemi në zhvillimet dhe pengesat që hasim ne sot si shtet, por edhe mundësitë të cilat i kemi për të përdorur këto teori bashkëkohore.

Si të gjetura kryesore ishin se edhe pse janë krijuar organizata si CEFTA që rregullon marrëveshjen për tregti të lirë prapë ekzistojnë problemet me tarifat doganore të vendosura nga shtetet anëtare.

Shërbimet si teori më bashkëkohore janë ato që po ndikojnë si në GDP-në nominale ashtu edhe në atë për kokë banori, ku teknologjia si pjesë e saj ka pasur zhvillim të mirë dhe ka ndikuar që njerëzit me telefonat apo kompjuterët e tyre ti tregtojnë shërbimet e tyre, gjithmonë duke u fokusuar në nevojat, si të kompanive ashtu edhe të njerëzve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.2024

Included in

Business Commons

Share

COinS