Date of Award
Fall 11-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Sektori privat është afirmuar si forcë motorike e rritjes dhe transformimeve në mbarë ekonomitë globale,në të cilën ekonomia e Kosovës është përfshirë në periudhën e tranzicionit të vonuar ekonimik e zhvillimor, ku zhvillimi i sektorit të ri privat luan dhe do të ketë një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së saj.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme promovojnë zhvillimin ekonomik, dhe kjo mund të vërehet përmes ndikimit dhe kontributit të tyre në punësim dhe në rritjen e bruto produktit vendor (GDP). Këto ndërmarrje janë bërthama e inovacionit dhe bazë e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Ato i përshtatën shumë më lehtë ndryshimeve të jashtme dhe të mbrendëshme.
Inovacioni shihet gjerësisht si një komponent thelbësor i konkurrencës, i ngulitur në strukturat organizative, proceset, produktet dhe shërbimet brenda një ndërmarrje.
Inovacioni është kusht për çdo lloj biznesi në mënyrë që ai të qëndrojë në treg e të ketë sukses të vazhdueshëm e të qëndrueshëm.
Qëllimi i këtij punimi shqyrton ndikimin e inovacionit në proceset organizative,produktet dhe shërbimet,në vlerat dhe zhvillimin e ndëmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.
Ne filluam të marrim informata të përgjithshme lidhur me zhvillimin e inovacionit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, mirëpo me formulimin e pyetsorit dhe me intervistat të cilat i kemi bërë në një numër të konsiderueshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë ne arritëm që të kuptojmë më për s’afërmi rëndësin dhe nevojën për inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, arritëm që të kuptojmë qëllimin e inovacionit,synimet dhe zhvillimet që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë i kanë arritur përmes inovacionit.
Për të qenë një individ inovator në çdo fushë, dikush duhet të ketë karakteristikat bazë të një sipërmarrësi,ato karakteristika të cilat i mundësojnë një individi që të themelojë dhe të drejtojë një biznes edhe pa qenë shpikës. Ai duhet të ketë ide të shkëlqyera, duhet të jetë në gjendje të shohë mundësi që të tjerët nuk arrijnë t’i shohin dhe sigurisht të jetë i gatshëm të marrë përsipër një risk të caktuar.
Duke patur këto karakteristika, një individ mund të fillojë një sipërmarrje duke bërë diferencën jo me inovacion në kuptimin e shpikjes së mirëfilltë, por inovacion në mënyrën e të menduarit, në mënyrën e sjelljes në biznes dhe në hartimin e strategjive të suksesit.
Ndërmarrjet janë të lidhura me krijimin dhe zhvillimin e aktivitetit të ri ndërmarrës,apo zgjerimin e aktivitetit ekzistues, nëpërmjet identifikimit dhe të shfrytëzimit të produkteve të reja, proceseve ose tregjeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.2075
Recommended Citation
Jashanica, Mirlinda, "Si ndikon inovacioni në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë" (2012). Theses and Dissertations. 2488.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2488