Date of Award
Fall 11-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mentor Geci
Language
Albanian
Abstract
Norma e interesit është përqindja që huamarrësi i paguan huadhënësit për përdorimin e burimeve gjatë një intervali të dhënë kohe. Norma e interesit (I / m) është një për qind e principalit (P) e cila paguhet në një kohë të caktuar (m) dhe me një periudhë që zakonisht është një vit. Për shembull, një kompani e vogël merr hua nga një bankë për të blerë asetet e reja për biznesin e saj, dhe në këmbim të huadhënies merr interes me normë interesi të paracaktuar për shtyrjen e përdorimit të fondeve.
Sistemi bankar në Kosovë është stabil dhe profitabil, por bizneset kanë nevojë për para, këto para janë të shtrenjta dhe këto para çdo herë po mungojnë në biznesin vendor, dhe në mungesë të ketyre parave nuk po mund të zhvillohet ekonomia normale. Në Kosovë gjithësej operojnë tetë banka komerciale dhe përbëjnë 76% të aseteve totale të sektorit financiar. Aktiviteti i këtyre bankave dominohet nga kreditë, dhe afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë. Pjesa më e madhe e kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë.
Shumë norma interesi vendosen duke pasur parasysh faktin se cdo negociatë mund të sjellë një normë specifike interesi. Kështu, për shembull, përvec kredive bankare, një normë interesi me rëndesi të vecantë për ekonominë është interesi i paguar për bonot e thesarit. Normat e interesit përcaktohen nga tregu, megjithatë nderhyrja e bankës qëndrore mund të ndikojë në luhatjet e normave të interesit. Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2012 shënoi normë pozitive të rritjes. Sidoqoftë, aktiviteti i përgjithshëm ekonomik në vend u sfidua nga zhvillimet në tregjet rajonale dhe evropiane.
Dërgesat e emigrantëve, si njëra ndër komponentët kryesore të financimit të konsumit në vend, vazhduan trendin pozitiv të rritjes madje më të theksuar se sa në katër vitet e fundit. Pjesa më e madhe e depozitave në sistemin bankar të Kosovës përbëhet nga depozitat e ekonomive familjare të cilat në dhjetor të vitit 2010 arriti vlerën prej 1.3 miliardë euro.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2086
Recommended Citation
Hoti, Elfije, "NORMAT E KAMATËS TË BANKAVE KOMERCIALE NË KOSOVË: ANALIZA STATISTIKORE E METODIKËS SË LLOGARITJES" (2013). Theses and Dissertations. 2495.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2495