Date of Award
Winter 1-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Uragan Alija
Language
Albanian
Abstract
Ky studim është bërë në fushën e pagesave elektronike, si dhe aplikimi I tyre nga ana e qytetarëve. Duke marrë parasysh që pagesa online po bëhet pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme dinamike, shtyri të bëhej këtë studim. Fusha e studimit u bazua pikërishtë në Kosovë ku mundësia e pagesave në rrjetin elektronik është e kufizuar ne krahasim me vendet në Europë. Edhe pse ky kufizim, studimi tregon që interesimi i qytetarëve në këtë fushë është shumë i madh. Vendet e Ballkanit radhiten në mesin e vendeve Europiane me gatishmërinë më të ulët të të bërit tregti elektronike, pjesërisht përshkak të infrastrukturës së dobët të Teknologjisë së Informimit dhe të Komunikimit (TIK angl. ICT.) dhe pjesërisht përshkak të politikave të dobëta të qeverive për të zhvilluar TIK. Kosova, poashtu rradhitet në mesin e këtyre vendeve. Hulumtimi është bazuar në ate primar dhe sekondar. Metoda e hulumtimit primar është bazuar në bazë të disa pyetësorëve të realizuar në Prishtinë me grup mosha të ndryshme. Për evaluimin e këtyre pyetjeve, grup moshat u ndanë në tri grupe. Grupi i parë përmban moshen 20 deri 30 vjec, grupi i dytë moshen 30 deri 40 vjec dhe grupi i tretë përmban moshen prej 40 deri 55 vjec. Në tërësi u anketuan 45 përsona, per secilen grup moshë 15 persona. Studimi konstatoj që pikë së pari interneti përdoret shumë ne Kosovë, por në grup moshat e reja. Kultura dhe adaptimi i moshës së shtyer në Kosovë mbetet konstant sa i perket blerjes online në internet, kjo duke marrë parasysh që produkti preket, shihet dhe blehet. Përdormi i teknologjis informative kërkon kohë dhe siguri (Ott.A, 2012). Me kohë njerëzit mësohen dhe adaptohen në kryerjen e punëve administrative nga sektori privat (shtëpia) me anë të internetit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2031
Recommended Citation
Ahmetaj, Faton, "PAGESAT ELEKTRONIKE NE KOSOVË" (2013). Theses and Dissertations. 2504.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2504