Date of Award
Winter 1-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mentor Geci
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim diplome shqyrtohet aplikimi i korrelacionit dhe regresionit si metoda statistikore në fusha të ndryshme, dhe kryesisht rëndësia dhe nevoja e aplikimit të këtyre metodave në sektorin financiar.Në fillim do të përshkruajmë korrelacionin dhe regresionin si nocione të veçanta, domethënien e tyre, rezultatet që dalin nga përdorimi i këtyre metodave dhe rëndësia e tyre.
Deklarimi i problemit përshkruan shembuj konkret me të dhëna nga burime sekondare të publikuara nga BQK, të dhëna këto tek të cilat është aplikuar përdorimi i këtyre metodave duke mundësuar të nxjerrim rezultatet e caktuara. Si lidhen dy fenomene ndërmjet vete?, Në çfarë niveli qëndron marrëdhënia e tyre?, Sa rritet apo zvogëlohet një variabël me rritjen apo zvogëlimin e variablës tjetër?.
Sa i përket metodologjisë, të dhënat janë nga burime sekondare të përpunuara sipas natyrës së studimit, të dhënat janë përpunuar me anë të programit statistikor SPSS.
Përcaktimi i rezultateve bëhet në kuadër të përfundimeve që dalin nga studimi i marrëdhënieve ndërmjet fenomeneve të ndryshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2043
Recommended Citation
Demolli, Herolinda, "APLIKIMI I KORRELACIONIT DHE REGRESIONIT NË STATISTIKAT E SEKTORIT FINANCIAR" (2013). Theses and Dissertations. 2508.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2508