Date of Award
Winter 12-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Sot, Burimet Njerëzore janë bërë pjesë e pandashme me një rëndësi të veçantë në sistemet menaxhuese të bizneseve të vogla të mesme dhe të mëdha. Rritja dhe zhvillimi i tregut të punës ka sjellë me vete nevojën e madhe për të pasur menaxhim të Burimeve Njerëzore ku si pasojë, janë identifikuar shumë metoda të cilat ndihmojnë për një zhvillim biznesor të suksesshëm. Në kohën e tanishme në të cilën po përjetojmë tregun global me një rritje të madhe të fuqisë punëtore dhe zhvillim enorm të teknologjisë informative, është bërë e mundur që këto dy lëmi të bashkëpunojnë ngushtë mes vete dhe t`i ndihmojnë njëra tjetrës në arritjen e synimit për një menaxhim të suksesshëm në tregun e punës, çka si pasojë ka ardhë deri tek nevoja e zhvillimit të një profili të ri që është “Sistemi Informativ i Burimeve Njerëzore”, pra (SIBNJ). Ky punim do të shqyrtojë mënyrat menaxhuese të burimeve njerëzore dhe ndërlidhjen e saj me sistemin teknologjik informativ. Gjithashtu do të diskutohet për historikun e proceseve menaxhuese të burimeve njerëzore që nga zhvillimi i tij e deri te arritjet me ndërlidhjen teknologjike të ditëve të sotme, si dhe arsyet e nevojës për zhvillimin e më tutjeshëm të një procesi të tillë. Në përfundim të kësaj teme, lexuesi do të ketë mundësi të njihet me definimin e sektorit të SIBNJ, rëndësinë e tij, të dhënat dhe informacionet që duhet të ketë një kompani për SIBNJ, efikasitetin që sjellë ky sistem, përparësitë e tij si dhe kërkesat bazë që i duhen një kompanie për të pasur një sistem të tillë të implementuar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.2042
Recommended Citation
Qerimi, Hana, "NDËRLIDHJA E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE ME MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE [Sistemi Informativ i Burimeve Njerëzore “SIBNJ”]" (2012). Theses and Dissertations. 2509.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2509