Date of Award
Winter 1-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe qëllim të caktuar dhe përmes të cilit studenti edhe simbolikisht i mbaron studimet në një nivel të caktuar në rastin tim, studimet beachelor.
Unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, e që bashkë me një përmbajtje të mirë, e bëjnë punimin më të plotë.
Në fillim jam munduar që të sjell disa informata dhe koncepte bazë në lidhje me kuptimin e lëndes së kontabilitetit. Pastaj jam përpjekur të sqaroj kuptimin e të ardhurave dhe shpenzimeve publike.
Tema “Kontabiliteti i të ardhurave dhe shpenzimeve publike” trajton në mënyrë të veçantë sektorin publik, të ardhurat publike dhe shpenzimin e atyre të ardhurave të akumuluara përmes instrumenteve të ndryshme financiare nga ana e Qeverisë. Duke pasur parasysh rëndësinë kapitale të të ardhurave publike dhe shpërndarjen e drejt të tyre, kam zgjedhur pikërisht këtë temë, përmes së cilës jam munduar t’i trajtoj në veçanti si të ardhurat publike, shpenzimet publike dhe kontabilitetin e tyre.
Duke pasur parasysh faktin se të ardhurat publike për nga vëllimi dhe struktura e tyre nuk janë vetëm komponentë fiskale, por kanë edhe efekte në rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik, atëherë pa dyshim se ato duhet të përcillen, të regjistrohen dhe të analizohen. Prandaj, kontabiliteti publik dhe sistemet e raportimit janë elemente themelore për administrimin e buxhetit, përgjegjësinë financiare dhe formulimin (ose realizimin) e politikave rreth shpenzimeve dhe të ardhurave publike.
Sfidë për të gjitha Qeveritë në botë është se si të ardhurat publike të shpenzohen në mënyrën më të mirë të mundshme, pra se si të bëhet një shpërndarje e drejt e këtyre parave publike (financimi i arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, rasteve sociale etj). Duke pasur parasysh rolin e politikes fiskale ( financës publike ) përmes së cilës Qeveritë mund të ndikojnë në luhatjet e produktit, punësimit dhe të çmimeve, ekonomistët shekuj me parë i kanë kushtuar rëndësinë e duhur financës publike, përkatësisht mjeteve të politikës fiskale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2040
Recommended Citation
Jemini, Granit, "KONTABILITETI I TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE PUBLIKE" (2013). Theses and Dissertations. 2511.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2511