Date of Award
Spring 4-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nazmi Z. Zeqiri
Language
Albanian
Abstract
Si çdo vend tjeter i cili është në zhvillim e sipër dhe ështe në fazen e tranzicionit ashtu edhe Kosova ka nevoëj për investime të huaja direkte të cilat do të sillnin një gjallërim ekonomik dhe një rritje te standardit jetësor të qytetarëve të vendit.
Investimet e huaja direkte (IHD), janë një mundësi e mirë për shtetin pritës të investimeve që të hapet ndaj alternativave të huaja në mënyrë që të krijojë infrastrukturën për zhvillim dhe prosperitet të përgjithshëm.
IHD-të janë një fenomen shumë i përhapur në mbarë botën dhe i dëshiruar nga të gjithë vendet, në çdo stad të zhvillimit qofshin ato. Rëndësia e tyre varion në varësi të faktit nëse vendet presin apo kryejnë këto investime dhe në varësi të stadit të zhvillimit në të cilin ndodhen këto vende.
Vitet e fundit është vënë re një rritje e nivelit të investimeve të huaja në vendet e ballkanit duke përfshirë këtu edhe Kosovën. IHD-të, në vendin tonë kanë pësuar ulje dhe ngritje nëpër vite. IHD-të, ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilët ato kryhen. Kanalet përmes të cilëve ato e realizojnë këtë proces janë: produktiviteti, formimi i kapitalit, krijimi i vendeve të punës, reduktimi i deficitit në bilancin e pagesave, forcimi i integrimit rajonal dhe ndërkombëtarë etj. Përfitimet nuk janë vetëm për vendet pritëse por edhe për ato mëmë. Disa prej tyre janë: përmirësimi i tregut të punës, përmirësimi i bilancit të pagesave, rritja e cilësisë së forcës punëtore etj. Investimet e huaja direkte janë një alternativë investimi e zgjedhur nga sipërmarrësit që operojnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të epërsive që ato kanë ndaj formave të tjera të investimeve.
IHD-të, në Kosovë vazhdojnë të jenë mjaft të ndjeshme ndaj zhvillimeve në ekonomitë e vendeve të Eurozonës, të cilat njëkohësisht paraqesin burimin kryesor të IHD-ve në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2038
Recommended Citation
Biqku, Granit, "Roli dhe ndikimi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në zhvillimin ekonomik" (2013). Theses and Dissertations. 2513.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2513