Date of Award

Spring 4-2011

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Valon Murtezaj

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i ketij studimi eshte se shumë institucione kosovare, janë të interesuara që të rrisin cilësinë e rekrutimit dhe seleksionimit të burimeve njerëzore, në gjirin e tyre. Nëpërmjet këtij punimi synoj që të analizoj procesin e rekrutimit të burimeve njerëzore, në Institucionet Administratës Lokale në Kosovë. Dihet mirëfilli se, në Kosovë pas lufte ka pasur përpjekje të ndryshme për konstituivin e organeve të Administratës Publike, Qeveria e përkohshme, UNMIK-u, OSCE dhe Institucionet e përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, të cilat në një mënyrë apo tjetër, janë përpjekur që procesin e plotësimit të nevojave të burimeve njerëzore, ta bëjnë në forma dhe metodologji të ndryshme. Kjo ka bërë që në Administratës Lokale të ndryshojnë kriteret dhe të ketë shmangie nga metodologjia standarde, e cila aplikohet në vende të ndryshme, përkatësisht në vendet e tranzicionit .

Objektiv i dytë është që të analizohet gjendja aktuale e rekrutimit të burimeve njerëzore në Administratës Lokale gjegjësisht praktikat e rekrutimit dhe seleksionimit te Burimeve Njerzore me anw tw legjislacionit tw shërbimit civil nw Kosovw. Në këtë proces, fushë e interesimit tim, do të jenë: kriteret, metodologjia, mjetet dhe rezultatet përfundimtare nga ky proces. Analiza e gjendjes aktuale, do të shërbejë si kontribut i imi shkencor nga i cili do të rezultojnë disa masa dhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes në këto Institucione.

Objektiv tjetër në këtë punim, gjithashtu, propozohen rekomandime të përshtatshme dhe efikase të procesit të rekrutimit të burimeve njerëzore, për administratën publike. Këto rekomandime, do të mbështeten në analizën e gjendjes së tanishme dhe në praktikat më të mira të vendeve, të cilat kanë kaluar fazën ngjashëm sikur edhe Kosova.

DOI

10.33107/ubt-etd.2011.2032

Included in

Business Commons

Share

COinS