Date of Award
Fall 9-2010
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Arton Celina
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij studimi të rastit është të kuptojmë ndikimin e implementimit të marrëveshjes CEFTA në komunitetin e biznesit dhe në ekonominë e vendit. Përveç qëllimit kryesor objektivat të tjera të këtij studimi janë:
Vlerësimi i aftësive konkurruese të bizneseve që janë të nevojshme për qasje në tregjet e jashtme, Identifikimi i barrierave jo-tarifore që bizneset tona po përballohen me secilin anëtarë të CEFTA-s.
Në këtë fazë të studimit, CEFTA në mënyrë të përgjithshme do të analizohet si marrëveshje që ka afektuar në shumicën e bizneseve vendore pasojat e të cilës kanë qenë pozitive dhe negative. Duke pasur parasysh mungesën e literaturës të dhënat dhe informatat e përdorura janë mbledhur nga artikuj të ndryshëm nga interneti, gazeta ditore si dhe publikime të ndryshme nga Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Dogana e Kosovës. Si burim i dytë ishte intervista e realizuar me drejtorë të mbi 40 kompanive në mbarë Kosovën. Pikat kyçe në të cilat është fokusuar studimi kanë të bëjnë me mendimet kontradiktore në mes të disa ekspertëve në lidhje me ndikimin pozitiv apo negativ të marrëveshjes në fjalë, realitetin në Kosovë që është vëzhguar muajt e fundit dhe pasojat që po bart vendi, përkatësisht bizneset vendore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2010.2095
Recommended Citation
Ibrahimi, Sara, "Ndikimi i implementimit të CEFTA-s në bizneset kosovare" (2010). Theses and Dissertations. 2536.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2536