Date of Award

Spring 4-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ilir Salihu

Language

Albanian

Abstract

Motivimi duket të jetë një prej mjeteve kryesore të menaxhmentit të burimeve njerëzore. Organizatat dizajnojnë sistemin e motivimit për t’i inkurajuar punëtorët që të performojnë në mënyrën më efektive të mundshme. Çelësi për të krijuar këte sistem efektiv të motivimit është përgjigjja në pyetjen se çka në të vërtete i motivon punëtorët.

Qëllimi i këtij punimi është elaborimi i rolit të motivimit si faktor i menaxhimit dhe faktorëve më motivues për punëtorët e institucioneve bankare në Prishtinë. Për të marrë përgjigjje në këto pyetje përveç shqyrtimit të literaturës janë zhvilluar edhe intervista me anë të pyetësorëve me punëtorë të institucioneve bankare në Prishtinë.

Rezultatet e nxjerra nga pyetësorët tregojnë rolin e motivimit si shumë të rëndësishëm ndërsa faktorët më motivues: puna në bankë dhe ndjenja e përkatësisë në atë institucion, siguria në punë, mundësia e promovimit dhe zhvillimit, marrëdhëniet ndërpersonale. Sipas të intervistuarve paraja nuk u rendit në mesin e faktorëve më motivues përderisa në literaturën vendase thuhet që paraja ende është faktori kryesor motivues për punonjësit në vendin tonë.

Qasja më efikase drejt motivimit të punëtorëve sipas rezultateve të marra nga ky punim do të duhej të bazohej në përzierjen e faktorëve të brendshëm motivues dhe të faktorëve të jashtëm ku hyn paga. Motivimi më frytdhënës do të ishte nëse faktorët e brendshëm motivues do të dominonin ndaj atyre të jashtëm. Prandaj organizatat apo menaxherët duhet të dijnë si t’i motivojnë punëtorët, çfarë metoda të përdorin pasi që punëtorët e motivuar në mënyrën e duhur ndihmojnë organizatën në përmbushjen apo arritjen e objektivave të caktuara.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.2112

Included in

Business Commons

Share

COinS