Date of Award

Fall 10-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Në bazë të praktikave të vendeve tjera të cilat kanë kaluar në periudhën e tranzicionit, problemi kyç i këtij procesi ishte dukuria e korrupcionit, varfërisë dhe efekteve negative të globalizimit. Në këtë punim synojmë që të analizojmë orientimin global strategjik në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në periudhën e tranzicionit, me qëllim të zvogëlimit të normës së papunësisë, varfërisë dhe anëtarësimin më të shpejtë të Kosovës në UE. Qëllimi i këtij punimi do të jetë një kontribut sa do i vogël që të plotësojë një mungesë të madhe të studimeve që trajtojnë aspektet ekonomike dhe sociale në Kosovë. Zhvillimi i ekonomisë së hapur të tregut e të strukturave demokratike të shoqërisë në Kosovë konsiderohet si domosdoshmëri për stimulimin e aktiviteteve ekonomike. Ky studim synon të përmirësojë nivelin e informimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm për aspektet ekonomike të problemit të Kosovës, të cilat janë shumë të rëndësishme, por nga ana tjetër, shpeshherë të margjinalizuara.


DOI

10.33107/ubt-etd.2012.2105

Included in

Business Commons

Share

COinS