Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Arsimimi është konsideruar gjerësisht si një instrument udhëheqës i rritjes ekonomike nëpërmjet kontributit të tij në ndërtimin e kapaciteteve të kapitalit human. Përfitimet nga arsimi nuk shihen vetëm për individin e shkolluar, por edhe për ekonominë si një e tërë. Në këtë kontekst, studime të ndryshme, përgjithësisht të shekullit XX, kanë studiuar ndikimin e arsimit në rritjen ekonomike. Zhvillimi i teknologjisë gjatë atyre viteve solli, ndër të tjera, rritjen e numrit të të arsimuarve, me 200 herë më shumë se në vitet 1990 (Schofer & Meyer, 2005). Analiza dhe studime të shumta janë kryer rreth përfitimeve që sjell arsimi, mbi rritjen ekonomike, por shumë pak mbi ndikimin e arsimit të lartë mbi rritjen ekonomike. Hipoteza kryesore që shtrohet në këtë punim është se rritja ekonomike afatgjatë varet nga zhvillimi i edukimit, njohuritë dhe zbulimi i ideve të reja, të cilat nxisin inovacionet duke ndikuar në rritjen e produktivitetit. Duke qenë se inovacionet teknologjike rrjedhin prej individëve me arsim të lartë, është shumë i rëndësishëm studimi dhe analizimi i ndikimit të arsimit të lartë në rritjen ekonomike për të zbuluar nëse kjo hipotezë mund të provohet në rastin e Kosovës.
Ky punim analizon ndikimin e arsimit të lartë në rritjen ekonomike si dhe faktorët kryesorë, përfitimet dhe kostot që ka arsimi i lartë në performancën ekonomike të Kosovës. Qëllimi i këtij punimi është të kontribuojë në literaturë duke mundësuar një analizë specifike mbi impaktin që ka arsimi i lartë në rritjen ekonomike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2758
Recommended Citation
Gashi, Adelina, "ROLI I ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT" (2021). Theses and Dissertations. 2564.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2564