Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Eglantina Kraja
Language
Albanian
Abstract
Një nga problemet më shqetësuese që kamë vënë re viteve të fundit tek adoleshentët, për të cilin mendojë se duhet sensibilizuar të gjithë: mësuesit, prindërit, nxënësit por edhe psikologët shkollor është depresioni. I cili po merr përmasa alarmante në adoleshencë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se depresioni është sëmundja më e zakonshme mendore, mund të lidhet më shumë faktor si gjinia, vetëvlersimi, klasa sociale etj. Depresioni i adoleshentëve është shumë më tepër sesa një ndjenjë e të ndjehurit të trishtuar përkohësisht. Është një çrregullim serioz dhe dobësues i humorit që mund të ndryshojë mënyrën e të menduarit, ndjenjës dhe funksionimit në jetën e përditshme, duke shkaktuar probleme në shtëpi, shkollë dhe në jetën shoqërore. Kur jeni në depresion, mund të ndiheni të pashpresë të izoluar dhe mund të duket sikur askush nuk ju kupton. Por depresioni është shumë më i zakonshëm tek adoleshentët sesa mund të mendojmë. Presionet akademike të rritura, sfidat shoqërore dhe ndryshimet hormonale të viteve të adoleshencës nënkuptojnë se rreth një në pesë prej nesh vuajnë me depresion në adoleshencën e tyre. Depresioni nuk është një shenjë e dobësisë ose e metë e karakterit. Edhe pse mund të ndihet sikur kjo ndjenjë e keqe nuk do të ngrihet kurrë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar veten; të merremi me simptomat, të rifitojmë ekuilibrin dhe të ndihemi përsëri më pozitiv, energjik dhe me shpresë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2756
Recommended Citation
Zekaj, Albina, "DEPRESIONI TEK ADOLESHENTET SHKAKTARET DHE MENAGJIMI" (2021). Theses and Dissertations. 2566.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2566