Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science and Engineering

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Dokumentimi ka luajtur një rol kyç në të ndihmuarit e kuptimit të softuerit për një kohë të gjatë. Dokumentimi softuerik mund të shprehet në forma të ndryshme, varësisht nga audienca dhe natyra e softuerit. Mirëpo jo gjithmonë dokumentimi e ilustron operimin e softuerit përkatës në mënyrë të saktë, si rezultat i së cilës softueri ka potencial të dështimit brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ky punim diplome adreson çështjet lidhur me rëndësinë e posedimit të dokumentimit të softuerit, jep një prezantim të shkurtër të standardeve të dokumentimit, të cilat ofrojnë një hyrje dhe udhëzime të përgjithshme për dokumentim të mirëfilltë të softuerit përkatës. Tema fokus ka shtjellimin e dokumentimit të arkitekturës softuerike në veçanti, ku përveç që diskuton dhe ofron udhëzime për dokumentim adekuat të një arkitekture, do të analizojë edhe një shembull përkatës të një arkitekture softuerike në përputhshmëri me udhëzimet dhe njohuritë e fituara nga materiali i ofruar.

Është e vështirë të neglizhohet fakti që dokumentimi i dobët softuerik përbën një problem të madh në industrinë ekzistuese, por ballafaqimi me problemin në mundësinë më të hershme dhe njohuria adekuate për dokumentim të dobishëm do të mundësonin një zgjidhje graduale dhe efektive në këtë drejtim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2816

Share

COinS