Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Besnik Elshani

Language

Albanian

Abstract

Shëndeti nënkupton mirëqenien e plotë, fizike, emocionale dhe sociale. Tek njeriu, kjo është gjendje e përgjithshme e mendjes, trupit dhe shpirtit të një personi, që do të thotë të jenë të lirë nga sëmundjet, dëmtimi ose dhimbja.

Duke pasur parasysh faktin se trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm, infermieria si degë e mjekësisë ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka pësuar dëmtime të ndryshme fizike. Meqë bazë e trajtimit në këtë punim janë lëndimet e shtyllës kurrizore, do të fokusohem vetëm në këtë pjesë, e cila është mjaft komplekse për studim në shkencën e mjekësisë.

Studimi i bërë ka për qëllim të analizoj anatominë e shtyllës kurrizore, faktorët më të shpeshtë që qojnë deri tek lëndimet e shtyllës kurrizore, duke marrë parasysh moshën më të shpeshtë, gjininë më të prekur, llojin e operacioneve të kryera, ditë-qëndrimin në spital, shkaqet më të shpeshta të lëndimeve të shtyllës kurrizore, metodat më të mira fizioterapisë dhe medikamentet adekuate për trajtimin e lëndimeve të shtyllës kurrizore, si dhe edukimin pacientëve.

Kujdesi infermieror:

Infermierët, si shtylla e mjekësisë luajnë rol tejet të rëndësishëm tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e shtyllës kurrizore!

Qëllimi i infermierëve, është imobilizimi dhe trajtimi i lëndimeve të shtyllës kurrizore tek pacientët, parandalimin e komplikimeve të ndryshme, si dhe edukimin dhe rehabilitimin e pacientëve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2813

Included in

Nursing Commons

Share

COinS