Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

II ABSTRAKT Aktivitetet tona të përditshme janë të varura nga energjia elektrike. Pjesëmarrja e lartë e teknologjisë në përditshmërinë tonë, nevojat për energji elektrike në shtëpitë tona, përdorimi i energjisë elektrike në industri, bujqësi, transport, etj., kanë ndikim direkt në ngritjen e kërkesës për energji elektrike. Pavarësisht resurseve natyrore që ka Kosova, ajo nuk ka kapacitetet e nevojshme për të mbuluar kërkesën e saj për energji elektrike, andaj për të mbuluar mungesën e energjisë paraqitet nevoja për importe, të cilat në dekadën e fundit kanë qenë në sasi mjaft të mëdha dhe janë shoqëruar me kosto mjaft të larta. Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë alternativat kost-efektive të mbulimit të mungesës së energjisë elektrike për periudhën 2021-2030, të cilat marrin në konsideratë mundësitë e zhvillimit të kapaciteteve të reja gjeneruese, rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese, zhvillimin e BRE-ve konform obligimeve ndërkombëtare dhe strategjitë e dekarbonizmit. Studimi merr parasysh alternativat e qëndrueshme të furnizimit me energji dhe krahason përfitimet e secilës nga alternativat. Me qëllim të vlerësimit se cila nga katër alternativat e studiuara është ekonomikisht më e favorshme për furnizim me energji elektrike për periudhën 2021-2030, së pari është bërë evidentimi i mungesës, përkatësisht është evidentuar nevoja për import duke aplikuar softuerin SPSS, dhe pastaj janë bërë simulimet e optimizimit të kostove të furnizimit me anë të programit Solver e cila është vegël shtesë e MS Excel, si dhe janë kalkuluar indikatorët financiar si NPV dhe IRR. Për të parë se cila nga alternativat e furnizimit është ekonomikisht më e favorshme, është bërë poentimi i se cilës nga alternativat duke marrë në konsideratë indikatorët financiar dhe ata teknik si dhe është bërë poentimi i përmbushjes së obligimeve të caqeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe taksave të karbonit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2809

Included in

Business Commons

Share

COinS