Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Integrated Design

First Advisor

Ariana Gjoni

Language

Albanian

Abstract

Qëndrueshmëria është e rëndësishme për shumë arsye duke përfshirë edhe cilësinë e mjedisit ku jetojmë. Në mënyrë që të kemi komunitet të shëndetshëm, ne kemi nevojë për ajër të pastër, burime natyrore dhe një mjedis jotoksik. Moda e qëndrueshme është një lëvizje nxitëse për ndryshimin e sistemit të modës drejt integritetit më të madh ekologjik dhe drejtësisë sociale. Për ta bërë industrinë e veshjeve më të qëndrueshme, të gjithë aktorët duhet të përfshihen, nga disenjatorë te prodhuesit, kritikët dhe konsumatorët. Fjala ‘‘Bombus‘‘origjinën e ka nga latinishtja që do të thotë lulëzim. Bletët e mjaltit janë insekte shoqërore, që do të thotë se ato jetojnë së bashku në grupe të mëdha familjare, të mirë organizuara dhe me precizitet në punë. Insektet shoqërore angazhohen në një larmi detyrash komplekse që janë: komunikimi, ndërtimi kompleks i folesë, mbrojtja mjedisore dhe ndarja e punës. Ato ofrojnë një nga shërbimet më të njohura të ekosistemit, pllenim, i cili bën të mundur prodhimin e ushqimit. Duke vepruar kështu, ato mbrojnë dhe mbajnë ekosistemet, si dhe speciet shtazore dhe bimore, dhe kontribojnë në diversitetin gjenetik dhe biotik. Gjithashtu bletët kontribojnë në mënyrë të konsiderueshme në zbutjen e ndryshimit të klimës dhe ruajtjen e mjedisit. Këto sjellje magjepsëse i bëjnë insekte shoqërore në përgjithësi dhe bletët e mjaltit në veçanti, ndër krijesat më magjepsëse në tokë .

Bota duhet të fillojë të mendojë më gjerësisht për bletët, në veçanti në kontekstin e sigurimit të kushteve për mbijetesën e tyre dhe kështu për mbijetesën e racës njerëzore.

Përmbledhja e frymëzimeve nga bleta më ka dhënë më shumë hapsirë që të dal në përfundim, se detajet janë jetike ashtu si bletёt dhe pothuajse gjithҫka kur i referohemi një pune. Janë vetë detajet që nëse punohet në to dhe për to, mbas tyre vijnё një mal me gjëra të mëdha dhe të përkushtuara.

Fuqia e detajeve shihet që prej strukturës së ndjeshme dhe precizitetit që posedon një insekt kaq i detajizuar në të gjitha pjesët e trupit që ka. Duke filluar prej posedimit të 5 syve, e kjo vazhdon tek krahët, forma, ndjeshmëria e tyre dhe ky perfeksionim vazhdon në një linjë të gjatë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2828

Share

COinS