Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Valon Ejupi

Language

Albanian

Abstract

Penicilina u jepet pacientëve kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteret. Disa lloje të infeksioneve bakteriale që mund të mjekohen me penicilinë përfshijnë pneumoninë, dhimbjet e fytit, sifilisin dhe gonoreanë. Mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar infeksionet e dhëmbëve. Si një antibiotik, penicilina vret bakteret ose i parandalon ato të rriten dhe shumohen. Ilaçi funksionon duke sulmuar enzimat që ndërtojnë muret qelizore të baktereve.

Qëllimi i këtij hulumtimi është njohja me rastet e trajtuara me penicilinë dhe pasojat që mund të kenë gjatë jetës pas përdorimit të shpeshtë të tyre.

Në këtë hulumtim kuantitativ me metodë descriptive, janë mbledhur të dhëna përmes anketimit të mjekëve, të cilët punonin në kujdesin parësor shëndetësor në QMF - 1 në Prizren. Për mostër të hulumtimit kemi anketuar 20 pjesëmarrës. Të dhënat janë mbledhur në periudhën dy javore 03-14, gusht, 2020.

Shumica me 65% deklarohen se kërkojnë teste konfirmuese të pranisë së bakterieve specifike para përshkrimit të penicilinave; 100% janë deklaruar se barnat nga grupi i penicilinëve nuk jepen pa recetë; shumica me 40% i përshkruajnë për infeksione të traktit respirator; 45% i kombinojnë penicilinat me vitamina; 50% më shumë e shkruajnë Amoxicilinën; 40% janë deklaruar se zakonisht nuk ka efekte anësore pas marrjes së penicilinës; Nëse vie deri tek efektet anësore të shprehura tek pacienti, 40% e të anketuarve deklarojnë se duhet të ndërpritet terapioni.

Pacientët, në përgjithësi, janë në rrezik nga përdorimi i tepruar i antibiotikëve, dhe nga krijimi i rezistencës ndaj antibiotikëve; Shfaqja dhe përhapja e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve është një problem në rritje në të gjithë botën, gjë që paraqet një kërcënim të madh për shëndetin publik global në shekullin 21; Programet e edukimit të vazhdueshëm profesional janë të nevojshme për të formuar perceptime të sakta në lidhje me përdorimin e antibiotikëve në të gjithë popullatën duke përfshirë edhe fëmijët. Kjo mund të ndihmojë në kontrollin e rezistencës antibiotike dhe ruajtjen e antibiotikëve për gjeneratat e ardhshme.

Të përmirësohet cilësia e shërbimeve në kujdesin shëndetësor primar për të plotësuar kërkesat për parandalim, kujdes, përkrahje dhe trajtim efektiv të pacientëve; Të krijohen marrëdhënie më të mira mjek-pacient dhe rregulla më të forta në respektimin e protokoleve mjekësore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2670

Included in

Nursing Commons

Share

COinS