Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Abdullah Gruda
Language
Albanian
Abstract
Hyrja: Depresioni përkufizohet si gjendje e shëndetit mendor që karakterizohet nga katër ose më shumë simptome, si ndryshimet në disponim, oreks, gjumë, anhedoni, letargji, ndjenja e fajit dhe vetëbesimit të ulët, vështirësi në përqëndrim, agjitacion dhe ide për vetëvrasje. Në mesin e çrregullimeve psikiatrike depresioni është një sëmundje me një frekuencë të lartë në mbarë botën dhe paramendohet të jetë shkaku i dytë i sëmundshmërisë në dekadat e ardhshme.
Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit ishte identifikimi i shkaktarëve të depresionit tek të moshuarit dhe roli i infermierëve gjatë punës me personat me depresion.
Materiali dhe metodologjia: Metodologjia e këtij punimi paraqet hulumtim literature nga punimet e publikuara në revistat shkencore në fushën e infermierisë..
Rezultatet: Në nivelin global, mesatarja e zhvillimit të depresionit është 27 vjeç (18-64 vjeç). Kështu, 40% e përjetojnë episodin e parë të depresionit nën moshën 20 vjeçare, 50% ndërmjet moshave 20-50 vjeç dhe pjesa e mbetur 10% kur mbushin më shumë se 50 vjet. Ndërsa 30% e të gjithë pacientëve me çrregullime depresive do të përmirësohen apo tek ta depresioni do të mbetet si sëmundje kronike. Pothuajse një në pesë njerëz do të përjetojnë në jetën e tyre të paktën një episod të depresionit. Sa i përket bashkësëmundshmërisë pacientët me anginë të paqëndrueshme kanë tri herë rrezik më të lartë për të vdekur nga sulmi në zemër nëse vuajnë nga depresioni.
Konkluzione dhe rekomandime: Komuniteti duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm për efektet e dëmshme të depresionit për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme në lidhje me kujdesin shëndetësor të nevojshëm për personat me çregullime depresive. Për të siguruar një komunitet të shëndetshëm duhet të zbatohet një sistem gjithëpërfshirës i shëndetit mendor brenda vetë komunitetit. Të ndërtohen strategji efektive të reagimit ndaj problemeve të shëndetit mendor në komunitet. Është po aq e rëndësishme për të siguruar që pjesëtarët e komunitetit të zhvillojnë mbështetje pozitive të shëndetit mendor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2783
Recommended Citation
Alidema, Evlijana, "DEPRESIONI TEK TË RRITURIT, SHKAQET DHE ROLI I INFERMIERES" (2021). Theses and Dissertations. 2642.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2642