Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Hajdi Xhixha
Language
Albanian
Abstract
Synimi i këtij punimi bachelor është trajtimi i çështjes së Kosovës gjatë udhëheqjes së Dr.Ibrahim Rugovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 anëtarë të zgjedhur për një mandat katër vjeçar. Sipas Kushtetutës, Kosova do të ketë një kuvend të përbërë nga 120 anëtarë. Kosova ka një sistem shumëpartiak, me parti të shumta në të cilat asnjë parti shpesh nuk ka shanse të fitojë pushtet, dhe partitë duhet të punojnë me njëra-tjetrën, për të formuar qeveritë e koalicionit. Ky punim përmban ecurinë e ngjarjeve kryesore duke filluar me Presidenti Ibrahim Rugova – cili ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovë e cila ishte lëvizja e parë demokratike gjithë popullore në Kosovë që udhëhoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavarësi e Demokraci dhe që më vonë do të transformohej në Parti Politike dhe Rugova ishte kryetar i saj, që nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006, kur ndërroi jetë. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës. Kjo periudhë shënon kohën gjatë, së cilës Kosova e përvetësoi mjaftueshëm demokracinë. Elementet kyçe të demokracisë filluan të zbatohen plotësisht dhe sipas standardeve ndërkombëtare në Kosovë—zgjedhjet e lira dhe të drejta, themelimi dhe funksionimi i institucioneve të sundimit të ligjit, liria e fjalës, transferi i pushtetit nga një parti tek tjetra, ekonomia e tregut të lirë, etj. Demokracia ishte praktikuar në Kosovë edhe para 1999-tës, por pa legjitimitet ndërkombëtar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2825
Recommended Citation
Zeqiri, Fiolla, "KOSOVA DHE POLITIKA E IBRAHIM RUGOVËS" (2021). Theses and Dissertations. 2597.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2597