Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Hajdi Xhixha

Language

Albanian

Abstract

Synimi i këtij punimi bachelor është trajtimi i çështjes së Kosovës në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-1999. Ky punim shtjellon çështjen e vetëvendosjes, përpjekjen e shqiptarëve për të qenë të lirë nga okupimi serb. Një luftë nga ana e popullit të Kosovës e cila kishte karakter çlirimtar duke u sfiduar me mënyra më të ndryshme dhe të dhunshme nga ana e serbëve. Si pasojë e përpjekjeve për lirinë e tyre, ata nuk morën asgjë tjetër përpos rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve, plaçkitjeve, djegjeve, masakrimeve, duke mos i kursyer as gratë e deri tek fëmijët. Ky punim përmban ecurinë e ngjarjeve kryesore duke filluar nga një përshkrim i shkurtër i viteve më të hershme dhe duke vazhduar kështu me çështjet kryesore të viteve 90’-99’ ku përfshihen Komisioni i Badinterit, Marrëveshja Dayton dhe deri tek shpërthimi i Luftës së Kosovës në të cilën bënë pjesë Konferenca e Rambouillet. Gjithashtu ky punim është pasuruar me intervista të bashkëvuajturve, çka e plotësojnë punimin me detaje shtesë të rëndësishme. Kosova me vite u kontrollua nga Serbia në mënyrë indirekte përmes Federatës dhe u arrit që udhëheqja e saj me dekada të jetë serbo-malazeze. Përderisa, shqiptarët nuk u ndalën asnjëherë duke kërkuar liri, drejtësi, barazi dhe Republikë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2765

Share

COinS