Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Artan Murati

Language

Albanian

Abstract

Kosova shpalli pavarësin e saj me 17 shkurt 2008, duke pasur synime arritjen e realizimit të shtet ndërtimit të brendshëm dhe konsolidimin e shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar. Për Kosovën, si shtet i vogël, ka rëndësi të madhe, që në të ardhmen të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse është një nga mënyrat që sjell siguri më të madhe, mbrojtjen nga kërcënimet e ndryshme nga këto mund të kemi edhe institucione stabile, zhvillim ekonomik, respektimin dhe sundimin e ligjit, për shtetin të gjithë këto kanë një emërues të përbashkët i cili është kompensim për mungesën e fuqisë së fortë.

Punimi është orientuar dhe fokusuar sa i përketë Kosovës. “Anëtarësimi i Kosovës në BE është i largët, por është në interesin e Kosovës të zbatoj kriteret dhe standardet evropiane”. Pikat kryesore që do të përfshihen në këtë punim janë: Plotësimi i Kritereve të Kopenhagës (Politike, Ekonomike, Ligjore), Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Rregullimi i marrëdhënieve bilaterale me pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e njohin shtetësin e Kosovës.

Ky punim ka prioritet kryesor qëllimin e analizimit të faktorëve të cilet janë penges e pashmangshme për Kosovën në rrugëtimin e saj evropian, dhe argumentimin e fakteve sa i përket shtetësisë së Kosovës.

Metoda e hulumtimit e cila do të përdoret në përpilimin e këtij punimi është bërë duke i rishikuar literaturat që kanë vlerë akademike dhe ndërlidhje me temën, poashtu duke analizuar faktet dhe argumentet të cilat përbëjnë pjesën kryesore të punimit.

Rezultatet e pritshme të cilat do të kenë mundësin që të arrihen nga punimi janë eleminimi i faktorëve destruktiv, argumentimi i qartë i faktëve për çështjet me interes jetik për Kosovën, përmbushja apo plotësimi në një mënyrë ose tjetren sa i përket aspektit akademik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.261

Share

COinS