Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Nol Dedaj
Language
Albanian
Abstract
Rrugët janë një prej elementeve themelore me ane te cilave mundesohet qarkullim ne mes te regjioneve dhe popullsisë qe nga zhvillimi i civilizimit. Përformanca dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore ka ndikim direkt në sigurinë e trafikut dhe është bazë për çdo zhvillim. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës për të krijuar një rrjet funksional dhe të sigurt të transportit, duke shfrytëzuar përparësitë e secilës formë, është parakusht për zvogëlimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ne Kosove investimet ne infrastruktur rrugore nuk kane qene te vogla dhe njekohsisht jane ne rritje dita dites ndersa problemi kryesor eshte tek sinjalizimi jo i mjaftueshem , ku mungesa e tyre eshte nje nder faktoret kryesor qe ndikon ne rritjen e numrit te aksidenteve. E gjithe kjo vie si pasoj e projektimit jo profesional te rrugeve (ku njera prej arsyjeve eshte qmimet e ulta ne tenderim) , mbikqyrja e dobet gjate punimeve dhe gati pa mirembajtje te rruges pas perfundimit te saj. Shumica e rrugëve kryesore magjistrale dhe rajonale janë rrugë me nga dy shirita, edhe pse gjerësia e këtyre shiritave rrugore në të shumten e rasteve, janë nën standardet ndërkombëtare për ndërtimin e rrugëve. Metodat e planifikimit, kapacitetit të rrugëve dhe sinjalizimit të tyre, ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e jetës në vendbanim e, qoftë në qytete apo edhe në viset rurale.Siguria në trafik është një nga elementet themelore për kualitetin e sistemit të trafikut. Të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe shfrytëzuesëve të shërbimeve të transportit, duhet t`ju plotësohen kërkesat dhe nevojat për lëvizje të lirë dhe sigurt. Varësisht nga shkalla e sigurisë së trafikut, varet edhe kualiteti i lëvizjes për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Rol tjetër të rëndësishëm për sigurinë në komunikacion luan edhe vendosja e shenjave të komunikacionit. Ato duhet të jenë të vendosura në lartësinë e duhur, në vende ku dukshmëria është shumë e mirë në mënyrë që ngasësit ti vërejnë me kohë dhe koha e reagimit të jetë e mjaftueshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2890
Recommended Citation
Gashi, Atdhe, "ELEMENTET E SIGURISË RRUGORE PËRGJATË NDËRTIMIT TË QARKORES,VAZHDIMI I RRUGËS BUJAR ROKA - GJAKOVË" (2021). Theses and Dissertations. 2689.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2689