Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerim Zylfiu
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim diplome është shtjelluar problemi në lidhje me digjitalizimin e dokumenteve. Para se të kalohet në ndërtimin e aplikacionit, punimi fillon me shpjegime të përgjithshme në lidhje me problemin e digjitalizimit të dokumenteve që në vendin tonë nuk është shumë i zbatueshëm, por në të gjithë botën është një kërkesë në rritje. Gjithashtu në këtë pjesë një rëndësi e veçantë i është dhënë përdorimit të bibliotekës OCR dhe implementimit të saj. Pra zgjidhja e këtij problemi është zgjidhur duke krijuar një aplikacion, në të cilin përdoruesit do të hyjnë në program pa probleme duke hulumtuar dhe eksploruar me zgjidhjet e tyre. Një aplikacion që transformon dokumentet nga letra në ato elektronike. Krijimi i këtij aplikacioni u bë duke përdorur librarinë OCR. Njohja optike e karakterit është një shkencë që mundëson përkthimin e llojeve të ndryshme të dokumenteve ose imazheve në të dhëna të analizueshme, të redaktueshme dhe të kërkueshme. Gjatë dekadës së kaluar, studiuesit kanë përdorur mjete të ndryshme të inteligjencës artificiale për të analizuar dokumente të shkruara me dorë dhe të shtypura në mënyrë që t'i përkthejnë ato në formate elektronike. Ky hulumtim kishte për qëllim të përmbledhë hulumtimet e bëra deri më tani në fushën e OCR dhe t'i përfshijë ato kërkime në një aplikacion të vetëm. Duke përdorur programin Android Studio, gjuhën e programimit Java, u ndërtua ky aplikacion, të cilin ne e quajtëm "Scanner App". Përmes saj, u testua dhe u analizua biblioteka OCR, përmes së cilës skanuam dokumente dhe imazhe, duke i dhënë kështu një zgjidhje problemit të digjitalizimit të dokumenteve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2885
Recommended Citation
Avdylaj, Majlind, "ZHVILLIMI I NJË APLIKACIONI NË ANDROID PËR KONVERTIMIN E FOTOVE NË TEXT DUKE PËRDORUR GOOGLE OCR" (2021). Theses and Dissertations. 2693.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2693