Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Edmond Jajaga
Language
Albanian
Abstract
Tematika e serverless computing (sq. aplikacionet pa server) ka rezultuar të jetë një temë e diskutueshme në komunitetet akademike dhe ato industriale. Shumë komunitete e konsiderojnë serverless computing si qasje të re e cila do të jetë e ardhmja në botën e zhvillimit të aplikacioneve softuerike, kurse ka nga ta që argumentojnë këtë qasje si hap prapa në botën e teknologjisë. Gjithsesi, të dy palët bien dakord që ekzistojnë sfida të cilat duhet zgjidhur në mënyrë që të përfitohen të gjitha benefitet e ofruara nga kjo formë e zhvillimit. Ky punim trajton sfidat aktuale të adoptimit të serverless computing, komponentet e arkitekturës dhe komunikimit të softuerit në Function as-a Service (FaaS) dhe tregon krahasimin në zhvillim të aplikacioneve në formë tradicionale kundrejt zhvillimit “pa serverë”. Gjithashtu trajtohen temat aktuale të zhvillimit të aplikacioneve në cloud që kanë të bëjnë me krijimin e infrastrukturës së nevojshme për të mbështetur zhvillimin e aplikacioneve në formë të sigurtë dhe të vazhdueshme. Sqarimi i tematikës së serverless dhe modelit FaaS në cloud bëhet përmes disa servise të cilat adresojnë problemet specifike gjatë zhvillimit në cloud, trajtimin e tyre dhe format e zgjidhjes së sfidave përmes metodologjisë së këtij modeli. Si rast studimi janë marrë Amazon Web Services (AWS) duke konsideruar që konceptet e njëjta aplikohen edhe në platforma të tjera. Gjetjet e hulumtimit rekomandojnë që përdorimi i serverless arkitekturës, në raste specifike të përdorimit, mundëson avantazhe të dukshme në kosto, shpejtësi, dhe zgjerueshmëri. Njëkohësisht, studimi identifikon edhe dizajnet e softuerit tek të cilat përzgjedhja e arkitekturës dhe infrastrukturës së aplikacioneve është e përshtatshme për serverless modelin. Përfundimisht, modeli serverless konsiderohet si model i së ardhmes, gjithmonë në rastet kur përzgjedhja e saj do të shfrytëzoj të gjitha avantazhet që ofron kjo metodologji e re e zhvillimit të aplikacioneve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2905
Recommended Citation
Januzaj, Valon, "STUDIMI I ZHVILLIMIT TË APLIKACIONEVE NË ARKITEKTURËN SERVERLESS ME IMPLEMENTIM NË PYTHON" (2021). Theses and Dissertations. 2725.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2725